I hoqën lirinë 20 vjecarit në Tiranë dhe e kanosën atë, për t’u dhënë një shumë parash, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Burime zyrtarë të policisë thanë se në pranga kanë përfunduar, Adrian Mehmeti dhe Aqif Dervishi. Ata akuzohen se i kanë hequr lirinë për disa orë, 20 vjecarit Klejdi Lila.
Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në ambientet e një biznesi, i kanë hequr lirinë për disa orë, 20 vjeçarit , dhe e kanë kanosur që t’u jepte atyre, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


