• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DY JAVË NE NEW YORK/ Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama, bashkë në OKB. Dy zonja do drejtojnë Shqipërinë
Home
Politikë

DY JAVË NE NEW YORK/ Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama, bashkë në OKB. Dy zonja do drejtojnë Shqipërinë

1 September, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm do të udhëtojnë në mes të muajit për në Amerikë.

Bajram Begaj, Edi Rama, dhe sipas planit, edhe Olta Xhacka, do të shkojnë në Nju Jork, aty ky zhvillohen punimet e përvitshme të Asamblese se pergjithshme si dhe te forumeve të tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për hir të Presidencës së Këshillit të Sigurimit, të cilin një vend i vogël si Shqipëria e merr për herë të dytë, në 14 shtator është parashikuar që ministrja Olta Xhacka, të drejtojë mbledhjen me fokus ngritjen e një rrjeti për ndihmat humanitare.

Pak ditë më pas, në 20 shtator, mbledhjen e liderëve botërore në Këshillin e Sigurimit do ta drejtojë Edi Rama, si kryeministër i vendit që merr presidencën. Për momentin kjo konsiderohet një nga mbledhjet më të rëndësishme, me fokus Ukrainën ku do të marrë pjesë edhe Volodimir Zelenski.

Por në selinë e OKB-së do të jetë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke e bërë Shqipërinë me gjasë të vetmin vend që përfaqësohet ne nivel te tille, president dhe kryeminister ne mbledhjet e OKB.

Tradita e shqiptarëve ka qenë e tillë që një vit në OKB shkonte kreu i shtetit e tjetrin kryeministrit.

Gjate viteve te konfliktit berisha topi, kjo u kthye edhe ne nje perplasje protokollesh. Por nuk eshte ky rasti i Rames dhe begajt.

Do të jetë Presidenti Begaj i cili do të mbajë fjalen ne emer te shqiperise në Asamblenë  e Përgjithshme në 21 shtator, hera e parë që ai personalisht ngjitet një podiumi të këtij niveli.

Për gati një javë, vendi do të ketë si autoritete më të larta, dy zonja: kryetaren e Kuvendit dhe Zëvendëskryeministrin.

Si gjithmonë shpresat janë, që vendi të jetë më i qetë, në kohën që ai drejtohet nga gratë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 20 VITE BURG PËR TRAFIK DROGE/ Alket Hatija ekstradohet në Itali, u kap duke ushqyer pulat në Durrës
Previous article "500 MIJË ITALIANË KALUAN ADRIATIKUN PËR SHKAK TË ÇMIMEVE"/ “Le Parisien”: Shqipëria, një Eldorado e re turistike

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO) Aktualitet

VIJOJNË TENSIONET/ Policia tentoi t'i shoqëronte, dy gratë shtirhen në tokë të përqafuara (VIDEO)

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi Politikë

PD BOJKOTOI SEANCËN/ PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH! Ja ligjet e miratuara nga Kuvendi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT