• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TURI EVROPIAN/ Ministrja e Jashtme e Kanadasë viziton nesër Tiranën, pritet të takohet me Xhaçkën
Home
Politikë

TURI EVROPIAN/ Ministrja e Jashtme e Kanadasë viziton nesër Tiranën, pritet të takohet me Xhaçkën

31 August, 2023 s.autor Politikë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të presë nesër në vizitë zyrtare Ministren për Punët e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly. Vizita e Ministres së Jashtme kanadeze në Shqipëri vjen si pjesë e turit të saj në Evropë, që përfshin Slloveninë, Maqedoninë e Veriut dhe vendin tonë.

Kjo është vizita e dytë e një Ministri të Jashtëm kanadez në Tiranë, në harkun kohor prej 9 vitesh. Vizita e Ministres Mélanie Joly në Shqipëri dëshmon për intensifikimin e shkëmbimeve dhe dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve.

Marrëdhëniet politike dhe diplomatike Shqipëri-Kanada janë zhvilluar akoma më shumë gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë.

Të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta dhe si aleate në NATO janë të angazhuara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Ministrja e Punëve të Jashtme e viziton Shqipërinë në një kohë kur roli dhe kontributi i Kanadasë në arenën ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, ku spikat roli aktiv i Minsitres Joly, dhe kur vendi ynë prej më shumë se një viti e gjysëm shërben si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB dhe gjatë muajit shtator do të ketë Presidencën e radhës të KS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË ZGJEDH MES..."/ Oriola Marashi tregon vendimin me të vështirë që ka marrë në jetë
Previous article DETAJET E REJA/ Pas drejtorit të shërbimit zjarrfikës së Cërrikut, arrestohen dhe 4 vartës të tij, ja akuzat (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT