• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Sheratoni u largua, por hoteli mbeti në Tiranë! Shefqet Kastrati blen 30 milionë euro objektin
Home
Sociale

Sheratoni u largua, por hoteli mbeti në Tiranë! Shefqet Kastrati blen 30 milionë euro objektin

24 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Largimi i markës së njohur të hoteleve , Sheraton, nga Tirana padyshim që ngriti një seri pikëpyetjesh mes të cilave edhe atë se çfarë do të ndodhte me godinën ku ndodhej ky hotel.
Sheratoni iku, por hoteli mbeti. Pra, e njëjta godinë do të ofrojë shërbimin e akomodimit dhe faciliteteve të tjera ekzistuese edhe më parë, por nën një emër tjetër që është MAKTIRANA Hotel and Tower. Madje nën këtë emër e gjejmë të listuar hotelin edhe në Booking ku së fundmi bëhet me dije se janë shtuar edhe një seri fotosh të reja që i atribuohen menaxhimit të ri që do të ketë hoteli.

MAKTIRANA identifikohet në profilin e saj në Booking si një hotel me pesë yje. Ashtu si kompania mëmë e saj ajo ka emërtimin MAKTIRANA si pjesë e MAK-ALBANIA” Sh.p.k degë e M.A.Al-Kharafi & Sons W.L.L, e cila është aktive në Shqipëri që nga viti 1992.

Sheraton nga ana tjetër ishte prej kohësh në tentativa për t’u larguar gjatë 2017-ës por njoftimi zyrtar u bë vetëm pak ditë para mbylljes së vitit 2017. Në atë kohë operatorët turistikë reaguan se kjo mund të ishte dhurata më e keqe që i bëhet turzimit për Vitin e Ri. Largimi i markës prestigjioze ndodhi si për ironi në të njëjtën kohë kur qeveria sapo kishte kaluar paketën për nxitjen e investimeve në fushën e hotelerisë nga marka të njohura ndërkombëtare.

Mak Albania Kompania mëmë e Mak Tirana, – që përfshin Mak Albania Construction, Chateu Linza, Mak Travel dhe deri në fund të vitit të kaluar menaxhonte Sheraton Tirana Hotels & ToWers, ku aktivitetin kryesor të grupit e ka hoteli, – ka rezultuar me një aktivitet të përkeqësuar financiar vitet e fundit. Humbjet e akumuluara në kapital në vite, përfshirë edhe 2016-n, arritën në total në gati 11 miliardë lekë, apo rreth 81 milionë euro. Kompania rezulton se në vite ka shitur gradualisht pronat e saj, me vlerë shumë më të ulët se ajo kontabël apo ajo e investimit fillestar, çka i ka shtuar humbjet.

Në vitin 2014, grupi ka shitur Hotel Resort që kishte në Golem tek Mali i Robit te grupi Hysenbelliu, për 1.8 milionë euro. Kjo shitje grupi rezultoi me një humbje prej 2.5 milionë eurosh nga vlera kontabël.

Në 2016-n ka shitur Alfa Butrinti (hotel Butrinti në Sarandë), për një vlerë prej 820 mijë eurosh, në një kohë që vlera fillestare e investimit kishte qenë mbi 7 milionë euro.

Grupi tre vitet e fundit ka qenë në kërkim të një blerësi edhe për hotel Sheraton, por pasi nuk gjeti dhe marka e njohur ndërkombëtare vendosi të largohej, po e menaxhon vetë hotelin. Në 2016-n, të ardhurat e Sheraton ishin 4 milionë euro, me një rënie me bazë vjetore prej 13.5%, si rrjedhojë e rritjes së konkurrencës së hoteleve në kryeqytet, pas hapjes së Plaza./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot De Biasi mbërrin në Shqipëri, zbuloni arsyen e veçantë të vizitës së tij
Previous article “Bashkë më të fortë”, Skënderbeu ka një thirrje për tifozët

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT