• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KAOSI ME TRAFIKUN AJROR/ 200 mijë pushues britanikë të bllokuar në aeroportet e Europës
Home
Nderkombetare

KAOSI ME TRAFIKUN AJROR/ 200 mijë pushues britanikë të bllokuar në aeroportet e Europës

30 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Një kaos i vërtetë është krijuar me pushuesit britanikë në Europë, teksa mbi 200.000 prej tyre kanë ngelur të bllokuar në aeroporte, pas problemeve në sistemin kontrollit ajror në vendlindje.

Vonesat, shtyrjet e orareve, por edhe qindra anulime fluturimesh kanë acaruar britanikët, të cilëve iu është thënë se situata kaotike mund të vijojë për dy javë dhe fluturimet e radhës për në shtëpi mund të ndodhin në fund të javës së ardhshme.

Situata e rënduar me fluturimet në fundin e sezonit turistik, kur mijëra britanikë kthehen në ishull, vjen në një kohë kur paga e shefit të kontrollit të trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar, Martin Rolfe, ka shkuar në 1.3 milionë paund.

Ndërkohë, pushuesit e tërbuar po përballen me kosto në rritje për të mbuluar ushqimin dhe dhomat e hoteleve, pa e ditur se kush do t’ua paguajë faturën.

“Gabimi teknik” i së hënës çoi në anulimin e 790 fluturimeve në nisje dhe 785 në mbërritje në Britani, ose 27 përqind e trafikut ajror të ishullit, duke lënë shumë avionë dhe ekuipazhe në vendet e gabuara po ashtu.

Qeveria dhe Shërbimet Kombëtare të Trafikut Ajror përjashtuan një sulm kibernetik, por ata nuk mohuan spekulimet se një plan i vetëm fluturimi, i futur gabimisht nga një linjë ajrore franceze e shkaktoi të gjithë situatën.

Autoriteti i Aviacionit Civil po heton trazirat dhe ka ekspozuar një boshllëk që do të thotë se nuk ka të drejtë për kompensim shtesë nga linjat ajrore ku ndërprerja është shkaktuar nga “rrethana të jashtëzakonshme”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SË SHPEJTI "DANCING WITH THE STARS"/ Zbulohen dy konkurrente të tjera
Previous article E RËNDË/ Makina përplaset me bordurën dhe del nga rruga në Thumanë, plagosen dy turistet e huaja

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan Botë

ALARM NË NEW YORK/ Rrezikon shembjen, evakuohet ndërtesa 38-katëshe në Manhattan

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin Botë

ANALIZA/ Infantino dhe Trump, marrëdhënia e rrezikshme që po ‘trondit’ futbollin

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet Botë

PROBLEME ME SISTEMIN E RI KUFITAR TË BE/ Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT