Një shtetas që lëvizte i armatosur në lagjen “Fahri Ramadani”të Shkodrës është arrestuar .
Njoftimi
Në vijim të punës për garantimin e renddhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Fahri Ramadani”, po lëvizte një shtetas i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar menjëherë punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëeapon”, kanë ushtruar kontrolle në gjithë zonën.


