PORTO ALEGRE (Brazil) – Ditë vendimtare për të ardhmen e Luis Inacio Lula dhe të Brazilit. Një gjykatë apeli duhet të vendosë për dënimin me rreth 10 vjet burg për ish-presidentin e akuzuar për korrupsion duke i mundësuar ose jo të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në muajin tetor.
DAVOS (Zvicër) – Fjalimet para Forumit Ekonomik botëror të Davosit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
TË TJERA
AFRINE (Siri)/HASSA (Turqi) – Operacioni i ushtrisë turke dhe aleatëve arabë sirianë vazhdon në veri të Sirisë për të thyer linjat e një ushtrie kurde. Me intensifikimin e luftimeve, kjo e fundit i ka kërkuar popullit të marrë armët për të zmbrapsur ofensivën.
IDLEB (Siri) – Forcat e regjimit sirian vazhdojnë avancimin e tyre përballë xhihadistëve në provincën e Idlebit, në veriperëndim të vendit.
BELFAST (Britani e Madhe) – Rifillojnë negociatat mes partive irlandezo-veriore për të vënë në rrugën e duhur qeverinë rajonale pas më shumë se një vit krizë.
BRUKSEL – Presidenti i Parlamentit katalanas dhe deputetët takohen me kreun e qeverisë rajonale të dështuar, Carles Puigdemont në Bruksel.
MADRID – Intervistë e kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy për radion Cope.
STRASBURG (Këshilli i Evropës) – Shqyrtimi, nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i kërkesës nga opozitari në Kremlin, Alexei Navalny, arrestuar shtatë herë nga policia ruse në vitet 2012-2014.
LONDËR – Ministri për Brexit, David Davis para Komitetit Parlamentar për daljen nga Bashkimi Evropian për të folur në lidhje me progresin e negociatave me Brukselin.
GJENEVË – Takim i përvitshëm i Këshillit Ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
LILLE (Francë) – Forumi i 10-të ndërkombëtar për sigurinë kibernetike.
UASHINGTON – Vazhdojnë përpjekjet mes republikanëve dhe demokratëve për arritjen e një marrëveshjeje për imigracionin dhe për të shmangur një bllokim tjetër të qeverisë federale më 8 shkurt./
/ec/ ATSH


