• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRAT NË NIGERI/ Ushtria e vendit kërkon largimin e ambasadorit francez
Home
Nderkombetare

TRAZIRAT NË NIGERI/ Ushtria e vendit kërkon largimin e ambasadorit francez

26 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Udhëheqësit ushtarakë të Nigerit, që kanë marrë kontrollin e Qeverisë në korrik, i kanë dhënë ambasadorit francez afat prej 48 orësh që të largohet nga shteti, njoftoi Ministria e Jashtme në Niamej.

Raportet midis regjimit të ri në Niamej dhe disa fuqive perëndimore, por edhe bllokut të Afrikës së Perëndimit, të njohur si ECOWAS, janë përkeqësuar që nga puçi ushtarak i 26 korrikut.

Qeveria franceze menjëherë kundërshtoi këtë urdhër ndaj ambasadorit të saj, duke përsëritur qëndrimin se nuk e njeh autoritetin e udhëheqësve ushtarakë.

Ministria e Jashtme franceze i tha agjencisë AFP se “puçistët nuk kanë autoritet të bëjnë një kërkesë të tillë, miratimi i ambasadorit vjen vetëm nga autoritetet e Nigerit të zgjedhur në mënyrë legjitime”.

Ultimatumi ndaj të dërguarit të Francës vjen disa ditë pasi ECOWAS kërcënoi me ndërhyrje ushtarake për të rikthyer në pushtet presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum.

Parisi vazhdimisht ka mbështetur thirrjet e ECOWAS-it për rikthimin në pushtet të Bazoumit.

Franca ka 1.500 ushtarë në Niger të cilët i kanë ndihmuar Bazoumit në luftën kundër forcave xhihadiste që kanë qenë aktive për vite të tëra në shtet.

Një ditë më herët ECOWAS u ka bërë thirrje puçistëve që të shqyrtojnë pozicionin e tyre dhe të rikthejnë sundimin civil, duke përsëritur se opsioni i përdorimit të forcës është ende “në tavolinë”.

Por, gjeneralët, që rrëzuan nga pushteti Bazoumin, po kërkojnë një periudhë trevjeçare tranzitore, ndërkaq ECOWAS po kërkon rikthimin e menjëhershëm të sundimit kushtetues./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREJTIMI I MJETIT NËN EFEKTIN E DROGËS APO ALKOOLIT DHE TEJKALIMI I SHPEJTËSISË/ Ministri Balla kërkon ashpërsim të masave
Previous article TRAGJEDIA NË SARANDË/ Pronari i lokalit 'Orange' nuk ndodhej aty kur kavoja e ashensorit zuri poshtë 17 vjeçarin

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT