• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANALIZA E DW/ Guterres: Ndarja ndërkombëtare e pushtetit e vjetëruar, duhet të reformohet
Home
Nderkombetare

ANALIZA E DW/ Guterres: Ndarja ndërkombëtare e pushtetit e vjetëruar, duhet të reformohet

25 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së angazhohet fort për një reformë të forumeve ndërkombëtare, si p.sh. të Këshillit të Sigurimit. Sipas Antonio Guterres strukturat globale pasqyrojnë botën e së djeshmes.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg është shprehur për një reformë të institucioneve multilaterale. Strukturat globale në fuqi në pjesën më të madhe janë krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, tha Guterres duke iu referuar forumeve të tilla si Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shumë vende afrikane asokohe sundoheshin prej fuqive koloniale. Që institucionet multilaterale të mbeten universale, ato duhet të reformohen. Gjithnjë e më shumë shtete duan të bashkohen me grupin BRICS. “Ne jemi duke lëvizur drejt një bote multipolare dhe kjo është një gjë pozitive”, tha Guterres pak pasi u deklarua që grupi i vendeve më të rëndësishme në ekspansion BRICS do të pranojë në radhët e veta nga 1 janari 2024 edhe gjashtë vende të tjera anëtare: Arabinë Saudite, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinën, Egjiptin dhe Etiopinë.

Sipas ministritt ë Jashtëm të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, së fundi më shumë se 40 shtete kanë shprehur interes për antarësimin në BRICS. Kjo aleancë e konsideron veten si një kundërpeshë ndaj kombeve të industrializuara perëndimore dhe ndër të tjera synon që të pakësojë dominancën e dollarit në sistemin global të financave.

António Guterres: Vendeve afrikane u duhet të paguajnë shumë për kreditë

Një rikonceptim i arkitekturës globale të financave aktualisht e vjetëruar dhe jofunksionale është e domosdoshme, tërhoqi vëmendjen Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. “Kjo kërkon guxim për kompromise, që vendet afrikane mesatarisht paguajnë katër herë më shumë për kreditë se sa SHBA dhe tetë herë më shumë se vendet e pasura europiane”, tha Guterres dhe bëri thirrje për zhvillimin e një mekanizmi efikas për shlyerjen e borxheve.

Guterres kërkoi gjithashtu respektimin pakufizim të Kartës së OKB-së, të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Rusia kundër Gjermanisë dhe Japonisë në Këshillin e Sigurimit

Sa i përket Këshillit të Sigurimit të OKB-së shumë shtete prej dekadash kërkojnë një reformim, sepse Këshilli i Sigurimit ende vazhdon të përfaqësojë strukturën e fuqive fituese të vitit 1945.

Gjermania prej vitesh bën pjesë në grupin e ashtuquajtur G4 me Japoninë, Brazilin dhe Indinë, që kërkojnë bashkarisht të drejtën e anëtarësisë së përhershme në këtë forum të OKB-së. Deri tani këto vende qendrojnë me rotacion çdo dy vjet si anëtar të Këshillit të Sigurimit duke mos qenë anëtar të përhershëm me të drejtë vetoje.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov nuk është i bindur për një anëtarësi të përhershme të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov është shprehur skeptik lidhur me antarësimin e përhershëm të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit. Të dy këto vende, nuk kanë çfarë të kontribuojnë asgjë të re si anëtar të përhershëm në diskutimet e forumit më të lartë të OKB-së, tha Lavrov në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg.

Rusia bashkë me SHBA, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe janë pesë vendet me anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe mund të ushtrojnë të drejtën e vetos në këtë forum. Përmes këtij sistemi deri tani janë bllokuar të gjitha reformat e kësaj strukture./DW/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALMEDA ABAZI RIKTHEHET SI PREZANTUESE NË SHQIPËRI/ Zbulohet ku do e shohim
Previous article TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË SHËNGJIN/ Kush janë dy të rinjtë që u qëlluan pasi dolën nga lokali (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT