• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Arrestohet në Portin e Durrësit “trafikanti” i armëve, tentoi të dërgonte në Francë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Arrestohet në Portin e Durrësit “trafikanti” i armëve, tentoi të dërgonte në Francë

23 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 21-vjeçar nga Kosova është arrestuar mëngjesi ne sotëm nga policia në Portin e Durrësit.

Sipas njoftimi të policisë, i riu Valmir Ademi,  rezident në Francë, tentoi të trafikonte drejt Francës një armë zjarri tip pistoletë.

“Blutë” gjatë kontrolleve kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe 2 krehra të saj

Njoftimi i policisë:

Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezidenti”, si rezultat i kontrolleve intensive që po ushtrohen gjatë pikut të sezonit turistik, në hyrje/dalje të vendit.Tentoi të trafikonte drejt Francës, një armë zjarri pistoletë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari nga Kosova (rezident në Francë).

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe 2 krehra të saj.

Krahas angazhimit maksimal për t’i ofruar fluksit të qytetarëve në hyrje/dalje, shërbim profesional, të shpejtë dhe me etikë, strukturat hetimore dhe ato operacionale të Policisë Kufitare të portit të Durrësit vijojnë kontrollet ndaj shtetasve dhe në mjetet me të cilat ata lëvizin, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë zjarri që do ta trafikonte drejt vendit të tij të rezidencës, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit në dalje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi nga Kosova, Valmir Ademi, 21 vjeç, rezident në Francë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLAKËT SHKRUMBOJNË GREQINË/ Zjarrëfikësit e Korçës nisen për të ndihmuar shtetin fqinj
Previous article MENDOHET LËVIZJA E BUJSHME NË MERKATON E SUPERIORES/ Duamena projektohet të shkëmbehet me… Da Silvën

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT