• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBULOHET “SHTËPI BARI” NË BERAT/ Vihet në pranga pronari i banesës dhe dy vëllezërit: E pësojnë dhe dy punonjësit e OSHEE
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBULOHET “SHTËPI BARI” NË BERAT/ Vihet në pranga pronari i banesës dhe dy vëllezërit: E pësojnë dhe dy punonjësit e OSHEE

20 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Beratit, ka zbukuar një ambient të përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike në Dimal.

Gjatë operacioni janë sekuestruar 80 bimë kanabis, 315 kubik, 25 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që shërbenin për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Në pranga është vënë pronari i banesës ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe dy vëllezër si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Njëri prej vëllezërve i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, vendosur nga Gjykata e Lushnjes, pasi në vitin 2021, është shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në një ambjent të mbyllur në zonën e Lushnjes.

Gjithashtu vihen në pranga, përgjegjësi dhe faturisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Njoftimi i policisë:

Dimal/Berat

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pobrati”, nga Komisariati i Policisë Berat dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Operacioni, falë inteligjencës policore, kontrollit të territorit dhe ambienteve të ndryshme të dyshuara për kultivim të bimëve narkotike.

Zbulohet 1 ambient i përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera elektrike, për kultivimin e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 80 bimë kanabisi, 315 kubik, 25 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Vihen në pranga pronari i banesës ku ishin kultivuar bimët narkotike dhe 2 vëllezër, si autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Njëri prej vëllezërve i shpallur në kërkim dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, vendosur nga Gjykata e Lushnjes, pasi në vitin 2021, është shpallur në kërkim nga DVP Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike në një ambjent të mbyllur në zonën e Lushnjes.

Gjithashtu vihen në pranga, përgjegjësi dhe faturisti i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve intensive që kanë si prioritet evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, me anë të llambave, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Pobrati”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Pobrat, Dimal, në banesën e shtetasit B.R., u zbulua 1 ambient që furnizohesh me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike dhe që ishte përshtatur me llamba dhe pajisje të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Gjatë kontrolleve në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 bimë të dyshuara narkotike kanabisi, 315 fidanë bime narkotike, 25 llamba, 1 aspirator, 6 ventilatorë dhe 20 rritës të energjisë elektrike.

Si rezultat i veprimeve operacionale në kuadër të këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit., 21 vjeç (pronari i banesës), , 29 vjeç, ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Berat, pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe vëllai i tij, 25 vjeç, të dy banues në Fier.

Në kuadër të këtij operacioni, në përfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi dhe i dy punonjësve të OSHEE-së, shtetasit 55 vjeç, me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së dhe , 32 vjeç, me detyrë faturist elektrik, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË FIKSUAR PAS BROJËS/ Milani e vendos në majën e listës, por kanë gati edhe planin B
Previous article U ARRESTUA NË TIRANË/ Burg për 28-vjeçarin polak të akuzuar për tentativë vrasje

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online Aktualitet

TË TJERA DETAJE TRONDITËSE/ Pas dhunës ndaj 17-vjeçares zbulohet një tjetër pistë hetimi: Shantazh me foto dhe biseda online

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare Aktualitet

PARALAJMËRON QYTETARËT/ AKSK: Kujdes nga email-et dhe SMS-të mashtruese në emër të bankave dhe Postës Shqiptare

E PËSON KEQ/ Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Iu gjet një sasi kokaine e fshehur në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT