• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONCESIONI I STERILIZIMIT/ 10 vite më parë ISHP i propozoi Halim Kosovës mbylljen për 10 ditë të disa prej sallave kirurgjikale
Home
Breaking News

KONCESIONI I STERILIZIMIT/ 10 vite më parë ISHP i propozoi Halim Kosovës mbylljen për 10 ditë të disa prej sallave kirurgjikale

20 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Degradimi i standarteve të higjenës në salat ku operohej në Shqipëri ka detyruar në qershor 2013, Institutin e Shëndetit publik,  pasi vlerëson shkallën mikrobike në sallat e kirurgjisë së QSUT-së i propozon Ministrit të Shëndetësisë të asaj kohe Halim Kosova mbylljen për 10 ditë të disa prej sallave. Ne nje postim ne Facebook ish Ministri Beqaj, sqaron rrethanat pse ministria e tij ndermori iniciativen politike per te krijuar nje sherbim te sterilizimit te veglave mjekesore.

Shkalla e lartë mikrobike vjen prej instrumentave të pasterilizuar si duhet, prej mosdezinfektimit të pajisjeve të ndryshme që janë në sallë operatori (shtrati, llampa, etj), prej veshje josterile të mjekëve dhe infermierëve.

Ja çfarë rezulton në mars 2013 në QSUT pas inspektimit nga Njësia e Infeksioneve Spitalore në ISHP.

– Në sallat kirurgjikale në Klinikën e ORL shkalla mikrobike është 43 %.

Në sallat kirurgjikale në Klinikën Kirurgjikale I shkalla mikrobike është e mesme.

– Në sallat kirurgjikale në Klinikën Kirurgjikale III shkalla mikrobike është 11 %.

– Në sallat kirurgjikale në Klinikën e Onkologjisë shkalla mikorbike është 18 %.

– Në sallat kirurgjikale në Klinikën e Pediatrisë shkalla mikrobike është e lehtë.

Pas një tjetër inspektimi në QSUT në maj 2013, Njësia e Infeksioneve Spitalore në ISHP ka konstatuar :

– Në Klinikën Kirurgjikale 3 mungesë të solucioneve, sapunëve, detergjentëve, mungesë të lavamanit specifik për larjen e paketave të bllokut operator. Për pasojë 25 % e monstrave kanë kontaminim të mesëm ose të rëndë. 5 % e monstrave kanë prezencë stafilokoku. Për këtë Klinikë ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm 10 ditor të ndërhyrjeve kirurgjikale.

– Në Kirurgjinë e Urgjencës kryhet pastrimi i sallës pa u kryer larja dhe dezinfektimi, përdoren veshje shumëpërdorimëshe të sterilizuara pasi mungojnë veshjet njëpërdormëshe. Për pasojë 67 % e monstrave kanë kontaminim mesatar ose të rëndë. 10 %  e monstarve kane E. Coli. Për këtë klinikë është rekomanduar monitorim i rreptë 2 javor.

–  Në Klinikën e Kardiokirurgjisë mungesë të detergjentëve dhe sapunëve, mangësi të veshjeve njëpërdorimëshe, ngarkesë të mesme dhe të lartë të kontaminimit edhe pas procedurave të pastrimit. Për pasojë 40 % e monstrave kanë kontaminim të mesëm ose të rëndë. 17 % e monstrave kanë prezencë të stafilokokut. Për këtë Klinikë ka rekomanduar pezullimin  e përkohshëm 10 ditor të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pra, prej tre vitesh nuk vihej në punë centrali i sterilzimit në QSUT dhe QSUT nga një qendër ku duhet të shëroheshe ishte lënë të kthehej në një qendër ku sëmureshe dhe mund edhe të vdisje.Imagjinoni që të mbyllet klinuika e kardiokirurgjisë që në atë kohë ishte e vetmja në spitalet publike pasi sot kardiokirurgji kryhet edhe në spitalin Shefqet Ndroqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MEGAOPERACIONI/ 7000 policë kontrolle në Krujë, Shkodër, Lezhë e Tropojë, asgjësohen mbi 24 mijë bimë kanabis
Previous article AKUZAT PËR ABUZIM SEKSUAL/ Gjykata amerikane rikthen paditë kundër Michael Jackson

s.autor

Postime të ngjashme

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi Aktualitet

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT