Një 68 vjeçar është autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Çidhën të Dibrës ku u dogjën një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre bën të ditur policia
Sipas policisë Hamit Kacani kishte ndezur zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve por më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe
Është dashur ndërhyrja e shërbimeve të Policisë sëbashku me forcat zjarrëfikëse për të vënë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.


