• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONCESIONI I STERILIZIMIT/ Qendra moderne e sterilizimit në QSUT s’u vu asnjë ditë, u amortizua! 25 milionë lekë dëmi!
Home
Breaking News

KONCESIONI I STERILIZIMIT/ Qendra moderne e sterilizimit në QSUT s’u vu asnjë ditë, u amortizua! 25 milionë lekë dëmi!

19 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një qendër moderne sterilizimi ishte në QSUT e megjithatë ajo nuk u vu kurrë në funksionim edhe pse Ogerta Manastirliu, atëherë drejtoreshë e QSUT-së informoi ministrin e Shëndetësisë, atëherë Ilir Beqaj.

Në një memo të datës 26 qershor 2014 që Ogerta Manastirliu ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbatjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.

Dhe se kapaciteti i llogaritur i këtij reparti mbulon ripërshatjen e instrumenteve kirurgjikale deri në 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit. Ndërkohë që po sipas kësaj memo gjatë vitit 2013 në Shqipëri janë kryer rreth 50, 000 intervente kirurgikale. Kjo do te thote se i perballonte më së miri nevojat e vendit Oendra e Sterilizimit prane QSUT-se. Pavarësisht këtij informacioni Ministri i atëhershëm i Shēndetësisë Ilir Begja në krye të memos ka vendosur shënimin “Dakort! Të vijojmë me procedurat e tjera

Dëmi 25 milionë lekë për 4 vite
Fakti që qendra e sterilizimit u mbajt e kyçur për 4 vjet i shkaktoi shtetit një dëm prej 25 milionë lekësh e llogaritur deri në qershor 2016
“Për gjithë periudhēn 2012-2016 Reparti i Sterelizimit Qendror, nuk është vënë në përdorim për përmbushjen e kërkesave në rritje për sterilizime, si dhe ofrimin e shërbimit me cilësi të lartë.

Vlera e pajisjeve të Repartit të Sterilizimit Oendror të QSUT-së, prej 25.332,638 lekë (e llogaritur deri ne Qershor 2016), e amortizuar në vite, konsiderohet dëm i parikuperueshëm dhe humbje me efekt financiar negativ per buxhetin e shtetit por mbi te gjitha aspak ne interes te shëndetit publik duke mos i shërbyer me kërkesave ne rritje për sterelizime ne OSUT si dhe ne spitalet e tjera” kanë zbuluar hetimet.

Manastirliu hartoi planin e biznesit por nuk mori kurrë përgjigje

Në shkresën nr. 1106 prot, date 27.02.2014, drejtuar Ministrit të Shëndetësisë, ish drejtoresha e përgjithshme  Ogerta Manasterliu, kishte përgatitur një plan biznes për kapacitetet dhe shpenzimet per ta vëne ne funksion.
Referuar katalogeve dhe manualeve te aparaturave te sterelizimit, kapaciteti i përpunimit te tyre ishte rreth 29, 000 litra në 24 orë, ndërsa sasia ditore e kërkuar nga 10 repartet e ndryshme të OSUT-se, është 27,500 litra, pra duke e mbuluar dukshëm kërkesat për sterilizim. Lidhur me kostot, ky repart do te donte rreth 32 punonjës, me një fond page rreth 22,300,000 leke për të githa proceset, shpenzimet për avull dhe nafte, ambalazhimin e materialeve, materiale konsumi shtesë për lavanderinë etj,

Duke u nisur nga përllogaritja e përafërt shpenzimet vjetore në QSUT do të ishin rreth 96,000,000 lekë. Por nëse Reparti i Sterelizimit Oendror të  do të ishte vënë në funksionim me nië kosto vjetore rreth 96,000,000 leke do të kishte mbuluar të gjitha kërkesat e reparteve të saja duke mos pasur nevojë për shërbime të treta.  Por nga dokumentacioni i administruar në protokoll nuk u disponua përgjigje për plan biznesin e sa më sipërm.
Për këtë SPAK thotë se veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 10 296, date 08.07.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar neni 8, ku citohet “Pèrgjegishmèria menaxheriale e titullarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DORËHEQJA E POLICËVE NË VERI TË KOSOVËS, SHQRTËSIM..."/ DW: Prishtina zyrtare akuzon Beogradin
Previous article RAMA DHE KURTI BASHKË NË SLLOVENI/ A do të realizohet takimi mes dy kryeministrave?

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT