Një djalë tunizian u godit me thikë në Bolzano pasditen e së enjtes, ndërkohë që policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shtetas shqiptar. Mësohet se autori u largua para se të mbërrinte policia. Brenda disa orësh, hetuesit ishin në gjendje ta identifikonin atë bazuar në përshkrimet e trupit dhe një tatuazh specifik.


