• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Aksidentimi për vdekje i punonjësit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, tre të arrestuar
Home
Breaking News

DETAJET/ Aksidentimi për vdekje i punonjësit indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan, tre të arrestuar

19 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre persona janë arrestuar, në lidhje me aksidentimin për vdekje në vendin e punës të një punonjësi indian në fabrikën e riciklimit të aluminit në Elbasan.

Pas hekurave ranë inxhinieri i firmës, drejtuesi teknik dhe një punonjës, nën akuzën për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fabrikën e riciklimit të aluminit, në ish-kombinatin metalurgjik, ku humbi jetën pasi u dëmtua aksidentalisht nga një pajisje pune, shtetasi O. P., 45 vjeç, janë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 3 punonjës të fabrikës, shtetasit:

-K. B., 46 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), drejtuesi i mjetit të punës (pirun) që ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin O. P., gjatë procesit të punës;

 

-A. R., 29 vjeç, banues në Elbasan (shtetas indian), me detyrë inxhinier përgjegjës;

A. B., 31 vjeç (shtetas shqiptar), banues në Gramsh, me detyrë drejtues/përgjegjës teknik.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 administratorët e firmës, shtetasit:

I. L., 52 vjeç, banues në Gramsh dhe A. K., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR..."/ Paralajmërimi i Ramës: Vitin e ardhshëm paketë e re ndëshkuese për ndotësit
Previous article MARRËVESHJA E GRURIT/ Ministri i Jashtëm turk shkon në Kiev javën e ardhshme

s.autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time Aktualitet

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi kërkon pavlefshmëri të provave të marra nga celulari i saj: Isha deputete, SPAK s’mund të bënte kontroll në banesën time

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti Aktualitet

GJYQI I METËS/ Avokati: Të mos përdoret dëshmia e të ndjerit Dritan Prifti

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Plagosje me thikë, një person dërgohet në spital me plagë në qafë, arrestohet autori

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT