• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSTAZI ME LOGON E “LOUIS VUTTION”/ Sekuestrohen mbi 11 mijë tableta me vlerë 400 mijë euro në Tiranë! Droga vinte nga Kosova
Home
Aktualitet
Kronikë

EKSTAZI ME LOGON E “LOUIS VUTTION”/ Sekuestrohen mbi 11 mijë tableta me vlerë 400 mijë euro në Tiranë! Droga vinte nga Kosova

15 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fluksin e turistëve në pikun e sezonit turistik të cilët hyjnë nga pika kufitare e Morinës, një rrjet trafikantësh droge, e ka shfrytëzuar për të trafikuar tableta ekstazi nëpërmjet linjës së autobusit të pasagjerëve Prishtinë-Durrës. Droga sintetike, e cila u sekuestrua dje në Tiranë (14 gusht) pasi vinte në Durrës, shpërndahej në Tiranë e në qytetet bregdetare të Shqipërisë nëpërmjet makinave të marra me qira. Në drogën ekstazi ishte stampuar logoja e markës luksoze ‘Louis Vuitton’.

Në kuadër të operacionit ‘Punisher 2’, u arrestuan 5 persona, pjesë e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike nga Kosova drejt Shqipërisë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë të këtij rrjeti u prangosën në janar të këtij viti në Tiranë. Konkretisht janë vënë në pranga të policisë shtetasit Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Besnik Mujeci është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, më konkretisht anëtar i Asamblesë komunale të Prishtinës. Ndërsa nga ana tjetër përfaqësues të Vetëvendosjes, thanë për mediat në Kosovë se nëse bëhet fjalë për të njëjtin person ata do të përjashtojnë.

5 të arrestuarit u lokalizuan në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, në Tiranë bashkë me dërgesën e lëndës narktoike. Konkretisht u sekuestruan 11300 tableta ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Anëtari i Asamblesë së LVV-së së Albin Kurtit kapet me 11 mijë doza ekstazi në Tiranë
Previous article U ZUNË NË LOKAL DHE E VRAU PARA SHTËPISË/ Kush është 30-vjeçari që goditi për vdekje me thikë të riun në Bulqizë

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT