• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITËSI I RINASIT BETEJË NË GJYKATË ME MINISTRINË/ Klement Çala rekurs në Gjykatën e Lartë! Padit urdhërin që e izoloi në…
Home
Aktualitet
Kronikë

GRABITËSI I RINASIT BETEJË NË GJYKATË ME MINISTRINË/ Klement Çala rekurs në Gjykatën e Lartë! Padit urdhërin që e izoloi në…

14 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Njëri nga të akuzuarit për grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit, Klement Çala vijon betejën me ministrinë e Drejtësisë për izolimin në sistemin 41 Bis, një regjim sigurie tepër i ashpër në systemin e burgjeve në Shqipëri.

Në fund të korrikut, në gjykatën e Lartë është regjistruar çështja penale me objekt, kundërshtimin e urdhërit të Ministrit te Drejtesise nr. 230, datë. 20 maj 2022, “Per vendosjen ne regjimin e posacem te ushtrimit te te drejtave ne burgun e sigurise se larte per te paraburgosurin Klement Çala”.

Avokatët e të dënuarit, e bazojnë kërkesën e tyre në Konventën Evropiane per te Drejtat e Njeriut, në Kushtetutë e Shqiperise dhe Kodin e Procedurave Administrative si dhe ligjin per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”.

Kërkues rezulton vetë i dënuari, ndërsa relator i çështjes është anëtari i gjykatës së Lartë, Ilir Panda. Beteja ligjore e të dënuarit për grabitje me ministrin e drejtësisë, ka nisur që prej vitit 2022, menjëherë pas urdhërit për izolimin në sistemin 41 BIS, i cili në tetor të atij viti u anulua nga gjykata e posaçme.

Ky regjim i krijuar vitet e fundit në sistemin e burgjeve në Shqipëri, parashikon izolimin e personave të dënuar për krime të rënda dhe krim të organizuar me qëllim shkëpuetjen e tyre nga çdo mundësi bashkëpunimi apo mbajtje lidhje me personat jashtë.

Klement Çala është dënuar me 20 vjet heqje lirie për akuzën e pjesëmarrjes në grabitjen e 4.6 milionë eurove në pistën e aeroportit të Rinasit në prill 2019 në bashkëpunim me një grup të strukturuar criminal ku bënte pjesë edhe Admir Murataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E SHQIPTARIT NË GREQI/ Mediat greke: Viktima dhe autori ishin shokë
Previous article KIARA SHFAQET SI KURRË MË PARË/ Regon çfarë i bëri Luizi gjatë pushimeve

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT