• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKSI I VIZITORËVE NË PIKUN E SEZONIT TURISTIK/ Rrumbullaku takim me Gazhelin dhe Vengun, në fokus rritja e bashkëpunimit ndërmjet…
Home
Aktualitet
Kronikë

FLUKSI I VIZITORËVE NË PIKUN E SEZONIT TURISTIK/ Rrumbullaku takim me Gazhelin dhe Vengun, në fokus rritja e bashkëpunimit ndërmjet…

14 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli dhe me  Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Portual, Pirro Vengu, në kuadër të fluksit të vizitorëve përgjatë sezonit turistik.

Gjatë takimit me Gazhelin dhe Vengu, Rrumbullaku vlerësoi punës intensive që po kryhet nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe nga ato mbështetëse, për të menaxhuar sa më mirë, pikun e sezonit turistik 2023, si dhe fluksin e vizitorëve dhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë.

Takimi, vuri në qendër të diskutimeve ndërmjet titullarëve, luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, trafikimit të armëve, kundër kontrabandës, kalimit të shumave të konsiderueshme të parave që kanë si burim krimin, si dhe përpunimin e shpejtë dhe të saktë të të dhënave të shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin dhe shmangien e burokracive, për të lehtësuar maksimalisht lëvizjen dhe për të minimizuar koston kohore.

Gjatë diskutimit, Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet 3 institucioneve, dhe theksoi se menaxhimi shumë i mirë i lëvizjes së shumëfishuar gjatë sezonit turistik 2023, pa incidente dhe me rezultate konkrete, dëshmon një angazhim paralel dhe maksimal të të gjithëve, i cili jo vetëm duhet të vazhdojë me këto ritme deri në përfundim të sezonit turistik, por duhet të mbetet njësoj i qëndrueshëm dhe këmbëngulës edhe pas përfundimit të sezonit, duke qenë se pikat e kalimit kufitar përbëjnë një hallkë të rëndësishme të sigurisë publike.

Në vijim, drejtuesit e 2 autoriteteve, Vengu dhe Gazheli, gjithashtu vlerësuan koordinimin e punës me punonjësit e Policisë në pikat e kalimit kufitar dhe rezultatet e arrira nga inteligjenca policore. Bashkëveprimi ndërmjet 3 institucioneve ka përfshirë kontrolle/skanime me metoda bashkëkohore, shkëmbim të informacioneve dhe ndërhyrje të përbashkëta. Të gjitha këto elemente kanë sjellë rezultate të shkëlqyera në luftën kundër krimeve kufitare, si dhe kanë mundësuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOQËRONTE ERVIS MARTINAJN PARA ZHDUKJES/ Ish-efektivi Jeton Lami apelon dënimin me burg
Previous article TENTON TË VJEDHË "G-CLASSIN" E PARKUAT NË KASHAR/ Policia kap “mat” grabitësin e dhunshëm

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT