• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI GRUAN DHE DJALIN/ Identifikohet 62 vjeçari që nuk pranon të dorëzohet dhe po qëllon drejt policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSI GRUAN DHE DJALIN/ Identifikohet 62 vjeçari që nuk pranon të dorëzohet dhe po qëllon drejt policisë

12 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Identifikohet 62 vjeçari i cili ndodhet brenda banesës në fshatin Qesarakë të Maliqit dhe nuk pranon t’i dorëzohet policisë por qëllon me armë drejt saj.
Ai është Ramiz Muçollari.

Policia kishte shkuar atje pasi ishin njoftuar se 62 vjeçari kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

“Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë” informoi policia e Korçës.

Njoftimi i policisë i shpërndarë në orën 07:30 minuta

Shërbimet e Policisë, janë njoftuar se në fshatin Qesarakë, Maliq, shtetasi R. M., 62 vjeç, kishte dëmtuar me mjet prerës në këmbë bashkëshorten e tij P. M., 58 vjeçe dhe me mjet të fortë në kokë djalin e tij K. M., 27 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Pas marrjes së këtij njoftimi, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar drejt adresës së dhënë, ku kanë konstatuar të mbyllur në banesën e tij autorin e dyshuar R. M., i cili është i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur të rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Në vendngjarje, kanë mbërritur Forcat Speciale “Renea”, të cilët në bashkëpunim me strukturat e DVP Korçë, si dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, po mbajnë të rrethuar zonën dhe po negociojnë me shtetasin R. M., që ai të dorëzohet, por 62-vjeçari nuk ka pranuar dhe vijon të qëllojë në drejtim të forcave të Policisë.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEA DHE KRISTI NË NJË LIDHJE SEKRETE? Foto që po çmend rrjetin dhe që “ngriti” temperaturat
Previous article DOSSIER/ Shërbeu 50 vite në mjekësi, historia e doktorit të njohur që vdiq në burgun e Burrelit në ’64: Pas 2 vitesh tortura e izolim hermetik, bëri grevë urie dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË POGRADEC/ Viktima një 26-vjeçare nga Maqedonia e Veriut, policia nxjerr detaje

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO) Aktualitet

U VETËVRA ME ARMËN E SHËRBIMIT/ Ky është polici që u gjet i vdekur në Tiranë (EMRI-FOTO)

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi Aktualitet

SHËRBENTE SI FURNIZUES I HEROINËS/ Arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT