• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“S’MË BËN DOT GJË”/ Si nisi debati që përfundoi me vrasjen e 55-vjeçarit në Vlorë, Meta: Dua pronën
Home
Aktualitet
Kronikë

“S’MË BËN DOT GJË”/ Si nisi debati që përfundoi me vrasjen e 55-vjeçarit në Vlorë, Meta: Dua pronën

11 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pak ditë më parë ndërtuesi 55-vjeçar, Armando Meshau, ka humbur jetën pasi është qëlluar me grushte nga Rei Meta, djali i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta.

Nga dosja hetimore e siguruar për BalkanWeb nga gazetari Enrik Mehmeti, thuhet se në dëshminë që Meta ka dhënë në polici, ka deklaruar se e ka qëlluar instinktivisht pasi viktima e kishte qëlluar i pari.

Ndërkohë në dosje thuhet se dëshmitari që ka qenë në qendrën e internetit në Vlorë, ku ndodhi ngjarja, ka parë Rei Metën i cili ka goditur të ndjerin dy herë me grushte në fytyrë duke e rrëzuar në karrige, gjysmë shtrirë.

Pasi ka konstatuar gjithë këtë situatë, dëshmitari është afruar me nxitim atje për t’i ndarë dhe për të ndihmuar të ndjerin, ndërsa personi tjetër është larguar me hapa të shpejtë në drejtim të Gjykatës Vlorë.

Gjithashtu dëshmitari ka deklaruar se nga biseda që ka mundur të dëgjojë, kuptoi se debati kishte ndodhur për shkak të një konflikti prone.

Rei Meta ka shpjeguar se ditën e ngjarjes kishte ardhur në qytetin e Vlorës për të takuar një shokun e tij, ndërsa rreth 12.30, ai ka qëndruar tek një kafe pranë qendrës së internetit ku ndodhi ngjarja.

Ai ka sqaruar se pas disa minutash që ishte ulur në lokal, ka parë që në rrugë, afër tij rreth 1 m larg, i ka kaluar Armando Meshahu.

Meta i ka folur duke i thënë: Hajde ulu, pimë një kafe.

Ndërkohë sipas dosjes hetimore, ai i është përgjigjur me fjalët: Ika se kam pune.

Më pas ka vazhduar rrugën duke u futur tek qendra e internetit ngjitur me lokalin ku ishte ulur Rei Meta. Pas disa sekondash edhe Rei Meta ka shkuar tek interneti.

Brenda tek qendra e internetit ai ka parë Armandon, i cili ishte ulur tek njeri nga kompjuterët anësorë të internetit, konkretisht nga ana e fasadës dhe derës hyrëse.

Është afruar dhe i ka thënë “hajde pimë një fare dhe flasim për kontratën që kemi”, dhe ai i është përgjigjur me fjalët “Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë”.

Ndërkohë që Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se “kemi kontratën që kam për të marrë një pronë”, por Armando i është përgjigjur më fjalët “ik shiko hallin, se nuk më bën dot asgjë”.

Rei Meta i ka folur sërish me fjalët “hajde të ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim”, ndërkohë që pas këtij debati me njëri-tjetrin, shtetasi Rei Meta ka deklaruar se në një moment Armando është çuar dhe e ka qëlluar me grusht.

Në këto kushte ai sqaron se i është kundërpërgjigjur instinktivisht dhe e ka qëlluar edhe ai me grushte dhe më pas është larguar nga vendi ngjarjes. Pasi është larguar ka mësuar se Armando kishte ndërruar jetë dhe në këto kushte është paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Gjithashtu Meta shpjegon se me Armandon ai ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që Rel Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament, dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

Kontrata sipas tij është bërë që në vitin 2020. Pasi është bërë ndërtimi ai sqaron se i ka kërkuar të merrte pjesën e tij, por nuk ka mundur, pasi prej 7-8 muajsh Armando Meshau, i kishte ndërprerë komunikimin dhe nuk i hapte me telefonin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LA SPANJËN PËR BIG BROTHER-IN/ Olta Gixhari zbulon çfarë vendimi ka marrë për të ardhmen
Previous article DORËHEQJA E SAFET GJICIT PAS SKANDALIT SEKSUAL/ Presidenti Begaj dekreton datën e re të zgjedhjeve për Bashkinë e Kukësit

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT