• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHIN PËRSHTATUR NJË AGJENSI SIGURIMESH PËR TË SHITUR KANABIS/ Tre të arrestuar në Durrës
Home
Aktualitet
Kronikë

KISHIN PËRSHTATUR NJË AGJENSI SIGURIMESH PËR TË SHITUR KANABIS/ Tre të arrestuar në Durrës

10 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona ditën e sotme, pasi kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh për të shitur doza kanabisi dhe kokaine.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale E. B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Agjencia”.

 

 

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, që u zhvillua mbi informacionet e siguruara nga Policia e Durrësit, për një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas.Njëri prej të arrestuarve, pronari i agjencisë, ndërsa një të arrestuari tjetër iu gjet dhe një përforcues grushti.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.

Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

E. B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit E. B., në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në këtë ambient, si dhe ndaj shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti (që iu gjet shtetasit A. Gj.) dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LAJM I ËMBËL/ Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të dytë, poston FOTON e parë me të birin
Previous article ASGJESIMI I 2100 BIMËVE NARKOTIKE NË VAUN E DEJËS/ Balla: Goditja e grupeve kriminale do të shtrihet në të gjithë vendin

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT