• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MINISTRI GREK ANULOI TAKIMIN ME BALLËN/ Zbardhet biseda mes zyrtarëve të Policisë
Home
Politikë

MINISTRI GREK ANULOI TAKIMIN ME BALLËN/ Zbardhet biseda mes zyrtarëve të Policisë

8 August, 2023 s.autor Politikë

Zbardhet biseda mes zyrtarëve të Policisë pasi ministri grek Ioannis Ikonomou anuloi takimin me Ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

BalkanWeb mëson se dakordësinë e ministrave të Brendshëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Balla dhe Ikonomou, u zhvillua sot takimi ndërmjet drejtorëve të departamenteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit, të Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë. Në fokus të këtij takimi ndërmjet 2 drejtorëve, Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku dhe Gjeneral Major Dimitrios Mallios, ishte menaxhimi i fluksit në pikat e kalimit kufitar, si dhe forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimeve kufitare.

Drejtuesit më të lartë të policive kufitare shqiptare dhe greke, shprehën vlerësimin për bashkëpunimin shumë të mirë dypalësh, si dhe u dakordësuan për intensifikimin e masave të përbashkëta për menaxhimin e fluksit, si dhe për rritjen e numrit të sporteleve në të dyja anët e kufirit.

Prononcimi i Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, pas takimit me homologun grek, në Kakavije:

“Patëm një takim sot me drejtorin e Policisë Kufitare të palës greke, lidhur me menaxhimin e situatës në pikat e kalimit në kufirin me Greqinë. Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, themi se situata është normale, pavarësisht se fluksi i rritjes së qytetarëve po shtohet dita-ditës. I kemi marrë këto masa dhe besoj se do të jemi shumë eficient te pjesa e menaxhimit të kalimit. Me palën greke, sidomos me Departamentin e Policisë Kufitare dhe Migracionit, ky bashkëpunim ka qenë i vazhdueshëm, është real dhe do të jetë i prekshëm edhe nga qytetarët. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve, në raste kur ka pasur radhë, të cilat për momentin janë të pranueshme dhe në nivele normale, por besojmë që me bashkëpunimin mes dy palëve dhe me masat që do të merren në të dy anët e kufirit, situata do të jetë në kushte normale.Falënderojmë edhe palën greke për gatishmërinë që kanë treguar në bashkëpunimin me palën shqiptare dhe besojmë që kjo do të jetë një arritje shumë e mirë për këtë sezon turistik”, u shpreh Boshnjaku.

Faleminderit!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR NJË SEZON MË TË SIGURT TURISTIK/ Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës, patrullime të përbashkëta
Previous article MUNICION LUFTARAK, DOREZA DHE KAPUÇ/ Kapet me armë me silenciator 35-vjeçari në Vlorë, policia jep detaje

s.autor

Postime të ngjashme

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’ Breaking News

"LIGJI I PASQYRËS"/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT