• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E INXHINIERIT NË VLORË/ Zbardhet dëshmia e djali i anëtares së KLP! Rei Meta: Nuk kisha qëllim ta vrisja…
Home
Breaking News

VRASJA E INXHINIERIT NË VLORË/ Zbardhet dëshmia e djali i anëtares së KLP! Rei Meta: Nuk kisha qëllim ta vrisja…

8 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rreth 10 persona janë marr në pyetje përgjatë 24 orëve nga policia e Vlorës në lidhje me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në orën 11:45 minuta në lagjen “Hajro Cakërri”. Personat në fjalë kanë qenë kryesisht dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe autorit. Dëshmitarët në polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, konfliktin si nisi dhe si u zhvillua teksa familjarët kanë dëshmuar në polici në lidhje me faktin e dijenisë së tyre për konfliktin për një apartament, nëse kanë patur apo jo dijeni.

I pyetur në polici fill pas arrestimit Rei Meta, në dëshmitë e tij mban një qëndrim të njëjtë duke treguar të njëjtin version të ngjarjes. Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente. Rei Meta kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar. Meta gjithashtu pretendon se ka goditur për vetëmbrojtje teksa pretendon se 55-vjecari e ka humbur jetën nga përplasja me tokën, ose ndonjë orendi të internet kafesë, në momentin kur është rrëzuar përtokë si rrjedhojë e grushteve. Sipas tij vdekja e 55-vjeçarit pretendohet të jetë aksidentale.

Në anën tjetër burimet e policisë së Vlorës konfirmojnë se Rei Meta fuste shpesh herë sekser për pronat në Vlorë. Sipas tyre ai mbante përgjegjësi në emër të së ëmës. Meta kërkonte që për lejet e pronave që jepeshin, apo zgjidhjen e marrëveshjeve të mbante dhe ai përfitime. Në këtë rast është bërë një marrëveshje mes palëve për një pronë, për të cilën pas marrëveshjes, Armando Meshau viktima e ka gjetur dakordësinë me palën e tretë. Meta pretendonte se viktima duhet ti jepte një apartament pavarësisht se nuk ishte ai personi që zgjidhi konfliktin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJE NGA PAKUJDESIA/ Sherri në ish-Bllok, arrestohet pas 5 muajsh në arrati 26-vjeçari
Previous article JANË MENDUAR TË GJITHË SKENARËT/ Kievi ka një plan në rast se Zelensky vritet, ja kush do të marrë drejtimin e Ukrainës

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet Aktualitet

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI) Aktualitet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI)

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika Aktualitet

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT