Vrasësit e Luljeta Prezës, 32-vjeçares që u gjet e vdekur poshtë urrës së Dajlanit në Durrës, pritet të dalin ditën e sotmë para gjykatës, ku do të mëosjnë masën e sigurisë të vendosur ndaj tyre
Për ngjarjen ka folur dhe nëna e njërit prej tyre, konkretisht nëna e Aldo Brahimit, e cila është hsprehur se nëse djali i saj e ka kryer krimin, duhet të vuajë dënimin që i takon.
“Nëse e ka kryer krimin të marrë dënimin që i takon”-tha ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht, ndërsa të arrestuarit janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.
Dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Personat e akuzuar mësohet se i kanë kërkuar viktimës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por kjo e fundit ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.


