• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LËVIZTE I DEHUR DHE ME KALLASHNIKOV ME VETE/ Arrestohet 40-vjeçari në Fier (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

LËVIZTE I DEHUR DHE ME KALLASHNIKOV ME VETE/ Arrestohet 40-vjeçari në Fier (EMRI)

7 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni koduar ‘Vigjilenca’. Policia e Fierit bën me dije se ka rënë në pranga 40-vjeçari Emiljano Gjika. Bëhet me dije se 40-vjeçari lëvizte i dehur dhe u kap me kallashnikov me vete, por sapo pa shërbimet e policisë e hodhi kallashnikovin në një kanal.

NJOFTIMI:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilenca”, sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Operacioni, rezultat i informacioneve të siguruara nga Komisariati i Policisë Fier dhe i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. Lëvizte i dehur dhe me kallashnikov me vete, në qendër të Libofshës, vihet në pranga 40-vjeçari.Ky shtetas sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi kallashnikovin në një kanal. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura nga informacionet e siguruara prej inteligjecës policore, si dhe nga bashkëpunimi i ngushtë i qytetarëve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, për këtë qëllim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilenca”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 40 vjeç, banues në Fier. Shërbimet e Policisë e kapën 40-vjeçarin, në qendër të fshatit Libofshë, teksa mbante me vete 1 armë zjarri kallashnikov me fishek në fole, të gatshme për qitje. Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e patrullës së Policisë, ka hedhur armën e zjarrit në një kanal. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 40-vjeçari në momentin e arrestimit, ishte në gjendje të dehur, rrethanë e cila rrit rrezikshmërinë e posedimit të armës së zjarrit. Arma e zjarrit dhe fishekët luftarak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, nga shërbimet e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI i Kremlinit: Putin do t’i fitojë lehtësisht zgjedhjet e reja me mbi 90 % të votave
Previous article DROGA NË REPARTIN E ZALL HERR-IT/ Çfarë mase u vendos për 3 ushtarakët e arrestuar

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet Aktualitet

TRONDITET SHKODRA/ Burri vret gruan, arrestohet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI) Aktualitet

DY VITE NË KËRKIM/ I riu kapet në Himarë, 2 plagosjet që bëri tek "Uji i Ftohtë" dhe në Çole të Vlorës (EMRI)

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika Aktualitet

DHUNA NDAJ 17-VJEÇARES/ Nëna zbulon DETAJET TRONDITËSE: Vajza shkoi në spital me shenja në trup, e kam strehuar tek të afërmit nga frika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT