• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E DIELA NIS ME 18 TË PLAGOSUR NË RRUGË/ Aksident në Rrugën e Kombit, Burrel, Fier dhe Korçë
Home
Breaking News

E DIELA NIS ME 18 TË PLAGOSUR NË RRUGË/ Aksident në Rrugën e Kombit, Burrel, Fier dhe Korçë

6 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kjo e dielë e 6 gushtit ka nisur me 4 aksidente me pasojë 18 persona të plagosur .

Një aksident ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në Rrugën e Kombit pranë fshatit Gziq të Mirditës, ku një automjet me targa serbe u përplas me një trafikndarëse duke dalë më pas nga rruga, për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje.

Një tjetër aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Burrel-Skuraj, me pasojë dy të plagosur. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Vablini” ku makina ka dalë disa metra nga rruga deri në afërsi të liqenit të Shkopetit. Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit të cilët po marrin ndihmë mjekësore ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 07:30 minuta, një aksident tjetër ndodhi në vendin e quajtur “Safari park” në Fier. Automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Vetëm 20 minuta më vonë, një aksident u shënua në Korçë. Një automjet tip tip “Peugeot” me drejtues shtetasin P. V., 74 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin D. H., i cili u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI QË SHAN KIARËN, DO TA..."/ Kërcënime dhe gjuhë urrejtje, kush janë banorët e BBV që janë shantazhuar
Previous article GJESTI I VEÇANTË/ Sllovenia në orë të vështira pas përmbytjeve, shqiptari ofron bukë falas për ata që kanë nevojë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË HAS/ Përmbyset mjeti sportiv në Domaj. Humb jetën 46-vjeçari nga Kosova, plagoset vëllai i tij

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë Aktualitet

E RËNDË/ 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset tragjikisht nga një makinë

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit Aktualitet

PËRPLASJE NË MYSLYM SHYR/ Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT