• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DËNIMI I NAVALNYT/ Ndërkombëtarët të ashpër me Putinin: Të lirohet menjëherë
Home
Nderkombetare

DËNIMI I NAVALNYT/ Ndërkombëtarët të ashpër me Putinin: Të lirohet menjëherë

4 August, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ndërkombëtarët kanë reaguar ashpër për dënimin e Alexei Navalnyt nga drejtësia ruse.

Rivali politik i Putinit, i cili është në burg për akuza mashtrimi, u dënua sot me 19 vjet burg shtesë për aktivitete ekstremiste.

OKB bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm të tij”. “Ky dënim ngre shqetësime të reja në lidhje me sistemin gjyqësor në Rusi”, tha Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut Volker Turk, duke u bërë thirrje autoriteteve ruse të ndalojnë shkeljen e të drejtave të Navalny dhe ta lirojnë atë.

Ky dënim i ri është një goditjeje ndaj lirisë së shprehjes dhe opozitës politike në Rusi”, vëren zyrtari më i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Bashkimi Evropian e quajti vendimin e sotëm si të “motivuar politikisht” dhe e cilësoi si “të papranueshëm” dënimin dhe kërkon lirimin e “menjëhershëm dhe pa kushte” të opozitarit rus.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e quajti gjyqin një “parodi” dhe “dënim të pabazuar”.

“BE dënon në mënyrën më të fortë të mundshme dënimin e Navalnyt” tha kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock e quajti një padrejtësi. “Putini ka frikë nga ata që kundërshtojnë luftën, korrupsionin dhe mbrojnë demokracinë, qoftë edhe nga një qeli burgu. Dënimi nuk do t’i heshtë zërat kritikë”, theksoi Burbock në postimin e saj.

Parisi dënoi gjithashtu dënimin me burg të Navalny. “Ne u bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve ruse që të lirojnë Navalny menjëherë dhe pa kushte, si dhe të gjithë të burgosurit politikë”, tha një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme franceze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË MEKSIKË/ 18 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur. Autobusi me emigrantë përplaset në një luginë
Previous article VRASJA E GJIN NDOJIT/ Ekzekutori: Mu bllokua arma, se doja me ia gri kokën se më tha diçka! Ervis Martinaj: A dha gjë televizori?

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT