• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NDALO SE TË KAPI KAMERA”/ I riu në Elbasan nuk kursen për vjedhje as kishën, kapet ‘mat’ nga prifti
Home
Aktualitet
Kronikë

“NDALO SE TË KAPI KAMERA”/ I riu në Elbasan nuk kursen për vjedhje as kishën, kapet ‘mat’ nga prifti

3 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak kohë më parë në Kishën e Shën Kozmait në qytetin e Elbasanit.

Një person që ishte futur brenda kishë si besimtar ka shfrytëzuar menjëherë rastin dhe është nisur drejt altarit, me synimin e qartë jo për t’iu lutur Zotit që t’i falte mëkatet, por të mëkatonte në altarin e kishës duke vjedhur.

Duke mos e ditur se ambienti monitorohej nga kamerat e sigurisë, ai menjëherë shfrytëzon rastin e mungesës së priftit At Nikolla Xhufka dhe hyn në aksion.

Fillimisht vjedh një kryq të argjendtë në pjesën e altarit të cilin e fut në xhep.

Por nuk ndalon këtu, kthehet dhe sheh se ka ende për të vjedhur dhe merr menjëherë telefonin e priftit dhe e fut në xhepin e xhupit.

Sapo niset për t’u larguar përballet me të papriturën, priftin At Nikolla Xhufka që i del përpara dhe i thotë: Ndalo se të kapi kamera, çfarë more tek xhepi?

Pavarësisht se i tha se do e denonconte në polici, prifti i kishës nuk e bëri, ndërsa priti për shumë muaj që ky shtetas të kthehej dhe të kthente dhe kryqin e argjendtë dhe të kërkonte falje, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Në këtë video që prifti At Nikolla Xhufka i dërgoi tvklan.al shihen qartë veprimet e hajdutit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAJDUTËT I BASTISËN SHTËPINË NË TURQI/ Zbulohet shifra marramendëse që iu vodh Morena Tarakut
Previous article RRITEN HYRJE DALJET NË QAFË THANË/ Prej 1 gushtit pika doganore funksionon vetëm me një kontroll

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër Aktualitet

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT