Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati i saj Arbër Hoxha thotë në një deklaratë për mediat se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë, përveç dëshmisë së sanitares Rozeta Dobi. Edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga arrestimi, prokuroria nuk na në dorë akoma akt-ekspertimin kontabël mbi të ardhurat e saj.
“Është bërë kërkesë-vendimmarja për të kryer një akt ekpertimi kombëtar. Kanë kaluar më shumë se 4 muaj dhe akti i ekspertimit nuk është bërë ende gati. Duhet të ketë një dyshim të arsyeshëm në prova për të qëndruar në masën e sigurimit “arrest me burg”. Vullneti i Alda Klosit është që duhet rrëzuar vullneti i prokurorisë. Ndaj saj duhet të kishte disa prova dhe një dyshim të arsyeshëm. Nuk ka një hetim konkret për gjetjen e parave në shtëpinë e Rozeta Dobit. Alda Klosi është e divorcuar dhe djali i saj ka lënë edhe marrëdhënien me shkollën sepse ka kriza të ankthit dhe depresionit. Ne jemi në kushtet që masa e sigurimit qëndron arrest me burg dhe gjykata ka zgjatur dhe 3 muaj afatin e burgimit. 138 mijë Eurot që kanë qenë në pronësi të Alda Klosit janë të sajat dhe për këtë është bërë kallëzimi. Pjesa tjetër e origjinës i takojnë Prokurorisë. E çuditshme që në dosjen hetimore ka 3 procesverbale të 3 shtetasve të ndryshëm ku Rozeta Dobi ka punuar dhe është e çudishme që paska vjedhur sendet me vlerë dhe nuk paska vjedhur paratë. Kanë frikë të dalin pronarët e ligjshëm të pronavëve të lekëve. Hera e parë në Republikën e Shqipërisë që më shumë i besohet një sanitareje e cila është kapur me presh në duar duke vjedhur dhe nuk besohet një drejtoreshe e Ministrisë së Financave. Prokuroria në habi të të gjithëve merr për bazë atë që thotë hajduti dhe jo atë që thotë drejtoresha”, tha avokati.
Lidhur me hetimet që SPAK po kryen për inceneratorët dhe përmendjen disa herë të emrit të Alda Klosit në dosjen “Arben Ahmetaj”, sipas avokatit, deri tani nuk ka asnjë procedim penal mbi këtë çështje mbi Klosin dhe kjo e fundit nuk është marrë asnjëherë në pyetje për këtë çështje.
“Ndaj Alda Klosit nuk ka asnjë procedim dhe as që ka dijeni për veprën penale, gjithë këto të tjerat duhet parë nëse ka diçka të vërtetë apo jo. Nuk ka procedim për inceneratorët dhe as për shumën e parave”, tha Klosi.
Alda Klosi figuron në dosjen voluminoze të ish zv kryeministrit Arben Ahmetajt. Në dosje thuhet se ish zyrtarja ka bërë disa komunikata me Klodian Zoton, ortaku i vetëm dhe administratori i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k. Në dosje thuhet se shkresa është nënshkruar vetëm pas komunikimeve që janë shkëmbyer ndërmjet e Alda Klosit atëherë funksionare e Ministrisë së Financave, Alba Thoma, Gentian Opre funksionar i Ministrisë së Financave), Etleva Kondi, Alqi Bllako, Gelardina Prodani funksionare e Ministrisë së Financave), Mimoza Dhëmbi funksionare e e Ministrisë së Financave), emaile këto që më pas përcilleshin nga Alba Thoma tek shtetasi Klodian Zoto dhe ky i fundit tek Etleva Kondi.
Ish-zyrtarja Klosi përfundoi pas hekurave pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cili grabiti në shtëpinë e ish-zyrtares rreth 120 mijë euro.
E gjitha doli në dritë pasi në apartamentin e Alda Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë u raportua se pati vjedhje. Policia arrestoi si të dyshuar, pastruesen e shtëpisë, Rozeta Dobin dhe djalin e saj si bashkëpunëtor, Havier Dobin, por dëshmia e punonjëses së pastrimit ndryshoi gjithçka. Dobi tha se 120 mijë euro që policia i gjeti në banesë, nuk i ka vjedhur, por se Alda Klosi ia kishte dhënë vetë për t’i fshehur në banesë. Alda Klosi e pranoi para hetuesve se 120 mijë eurot ishin marrë nga shtëpia e saj, të marra hua nga vëllai për kurimin e xhaxhait me tumor që jeton në SHBA.
Një apartament dhe një garazh u sekuestrua nga prokuroria ndërsa të tjera pasuri janë në verifikim për burimin e tyre, por avokati i Alda Klosit Ilirjan Muho, thotë se apartamenti në fjalë është pronë që ish-bashkëshorti i saj e ka blerë pasi janë divorcuar dhe ka lënë të jetojnë fëmijët e tij. Pas arrestimit nga policia Alda Klosi pati probleme me shëndetin, ndërsa ndër argumentet kryesore për një masë më të burë sigurie, ajo paraqet faktin që duhet të kujdeset për 2 fëmijët e mitur dhe nënën e verbër që ka në kujdestari.


