• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ARRESTUA ME KËRKESË TË GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS/ Jepet masa e sigurisë për Dritan Goxhaj
Home
Breaking News

U ARRESTUA ME KËRKESË TË GJYKATËS SPECIALE TË KOSOVËS/ Jepet masa e sigurisë për Dritan Goxhaj

2 August, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dritan Goxhaj, i cili u arrestua dy ditë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, është njohur këtë të mërkurë nga Gjykata e Tiranës më masën e sigurisë dhe me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ndaj Dritan Goxhajt, Gjykata Speciale e Kosovës ka lëshuar një urdhër-arrest, pasi akuzohet se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Përmes një letër porosie, autoritetet kosovare informuan palën shqiptare se ndaj tij ka nisur një procedim penal, për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Sipas Gjykatës Speciale Goxhaj do të mbahet i paraburgosur në Shqipëri në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare lidhur me transferimin e Goxhaj në Hagë.

Avokati i Dritan Goxhajt tha për News24 se klienti i tij do të apelojë masën e sigurisë. Teksa u njoh me masën e sigurisë arrest me burg për 40 ditë, në sallën e gjyqit Dritan Goxhaj deklaroi se nuk ka shkelur asnjë ligj dhe nuk ka bërë asnjë krim. Goxhaj kërkoi që t’i rikthehet dinjiteti si shqiptar.

Dritan Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur Dilaver Goxhaj. Kolonel Goxhaj iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë, ku si një ushtarak me eksperiencë ndihmoi në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës së Kosovës, edhe i biri Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e Aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHISNIN KANABIS NËPËR LAGJE/ Arrestohen dy të rinjtë në Vlorë! Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme parash
Previous article KREDI PA INTERES PËR POLICËT, MJEKËT DHE USHTARAKËT/ Në 2023 përfitojnë 300 punonjës, ja kriteret

s.autor

Postime të ngjashme

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin Aktualitet

"AKUZA SEKSISTE..."/ Kryemadhi debate të forta në gjyq me prokurorin

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër Aktualitet

VRAU ME ÇIFTE BASHKËSHORTEN/ 55-vjeçarja ndërroi jetë në vend, pamjet nga skena e krimit në Shkodër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT