• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NATYRA E PËRSHTATSHME…”/ New York Times reportazh nga Dhërmiu: Të kërcesh deri në agim në Rivierën Shqiptare
Home
Sociale

“NATYRA E PËRSHTATSHME…”/ New York Times reportazh nga Dhërmiu: Të kërcesh deri në agim në Rivierën Shqiptare

31 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Natyra e bukur me peisazhin e larmishëm, kombinuar me aktivitete të shumta, po tërheqin qindra turistë të huaj çdo ditë në vendin tonë.

Aktivitetet kulturore dhe argëtuese që janë organizuar nga veri në jug kanë marrë edhe interesin e mediave prestigjoze. New York Times, Metro, Zapov News e media të tjerë kanë ndjekur “Kala Festival”, që u organizua në fillim të verës në Dhërmi.

Më shumë se një duzinë njerëz të djersitur, me veshje të ndryshme, qeshnin teksa një instruktor kërcimi “capoeir” na drejtonte të zvarriteshim në dysheme. Bëni kontakt me sy, na tha ai ndërsa përpiqeshim të ndiqnim lëvizjet e trupave të njëri-tjetrit. Por ishte e vështirë të mos shikoje detin Jon me shkëlqim blu, shkruan gazetarja e NYT Valeriya Safronova.

Në Dhërmi, një fshat në Rivierën Shqiptare, ujëra shkëlqenin nën diellin e verës, pa jahtet që mbushin brigjet kroate apo greke. Palmat mbulonin peizazhin. Pas tyre dukeshin Malet e harlisura e të gjelbra të Vetëtimës.

Muzika e ndërpreu mësimin tonë, duke na kujtuar arsyen pse ne fillestarët e kapoeira-s ishim mbledhur: Kala, një festival muzike dhe mirëqenieje një javor. Unë isha pjesë e një turme prej rreth 3500 të rinjsh, që shkëlqenin me pantallona e bluza transparente, të cilët kishin zbritur në Dhërmi në fund të majit dhe fillim të qershorit për t’u argëtuar nën dritën e hënës dhe për të punuar me yoga, frymëmarrje, masazh dhe klasa capoeira.

Më tej, në reportazh gazetarja përmend dj e njohur që performuan në të gjitha netët e festivalit, duke luajtur muzikë tekno, elektronike, disko, xhaz dhe jo vetëm, ndërsa vlerëson ushqim e freskët e të shijshëm në restorantet e Dhërmiut.

New York Times reportazh nga Dhërmiu: Të kërcesh deri në agim në Rivierën Shqiptare

Na shërbyen ushqime deti të freskëta, të shijshme dhe pije me çmime të arsyeshme. Paketat njëjavore të Kala-s, të cilat përfshinin bileta dhe akomodime, fillonin me 370 dollarë, ndërsa për festivale të ngjashme në SHBA, këtë vit tarifat shkonin nga 200-400 dollarë bileta, pa akomodim.

New York Times vlerëson se Kala Festival, që nga hera e parë që është mbajtur në vitin 2018, ka ndihmuar në rritjen e turizmit ndërkombëtar në Dhërmi. Plazhet ku bëhet banjo dielli gjatë ditës, shndërrohen në festa që zgjasnin tërë natën deri në lindjen e diellit…

Çdo skenë në mjedis të hapur ishte si një botë e vogël, një liman komod, një platformë që dilte në det, apo një hapësirë e madhe e rrethuar nga palma. Kur lodhesha duke tundur kokën duke ndjekur muzikën, mund të endja rrugës me të bërtitura, të qeshura nga pjesëmarrësit e festivalit dhe të futesha në një turmë tjetër me një ritëm tjetër, shkruan Valeriya Safronova. Ajo thekson mikrpritjen e banorëve të Dhërmiut, që në bizneset që kanë ngritur punojnë me orare të tejzgjatura teksa turistët vetëm shtohen. Problemet në Dhërmi nuk mungojnë. Dritat mund të ikin pa paralajmërim dhe tualetet mund t’i gjesh të papastruara, thotë ajo.

New York Times reportazh nga Dhërmiu: Të kërcesh deri në agim në Rivierën Shqiptare

Popullariteti në rritje i Dhërmiut ka pasqyruar atë të Shqipërisë në tërësi. Në vitin 2022, një rekord 7.5 milionë njerëz vizituan vendin, duke shpenzuar rreth 3.1 miliardë dollarë, krahasuar me 6.4 milionë dhe 2.4 miliardë dollarë në vitin 2019, sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Dhe në tre muajt e parë të vitit 2023, Shqipëria përjetoi një rritje prej 54 për qind të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, sipas Organizatës Botërore të Turizmit.

Shumë prej atyre turistëve nisen drejt qyteteve turistike dhe plazheve të Rivierës Shqiptare, të cilat po tërheqin kërkuesit evropianë të diellit dhe detit, të cilët e shohin ishullin grek të Korfuzit dhe Dubrovnikut, Kroaci, shumë të shtrenjtë dhe të mbushur me njerëz. Në Instagram dhe TikTok, influencuesit krahasojnë peizazhin detar të Shqipërisë me atë të Maldiveve ose Balit.

Në të njëjtën kohë, adhuruesit e historisë po vërshojnë drejt rrënojave të lashta greke dhe romake të Shqipërisë, arkitekturës së epokës otomane dhe mijëra bunkerëve të ndërtuar nga Enver Hoxha.

Natyra është e përshtatshme për të udhëtuar me biçikletë përgjatë lumit Vjosa dhe të shëtisës në Alpet Shqiptare. Gati 300 operatorë agroturizmi të certifikuar nga qeveria ofrojnë turne në ferma, degustime të verës dhe ushqime të bëra vetë në pronat që rritin qershi, arra, kumbulla, ftua dhe më shumë, raporton NYT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH ËSHTË "ALKATRAZI" NË DOSJEN E METAMORFOZA"/ Zbardhen biseda në Encrochat për dy sulme me armë, Nuredin Dumani...
Previous article FLUKSI NË PORTIN E DURRËSIT/ Me tragete po vijnë më shumë emigrantë e turistë

s.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT