• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE SHOFERËVE/ Balla: Fenomeni i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim
Home
Politikë

THIRRJE SHOFERËVE/ Balla: Fenomeni i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim

29 July, 2023 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur Policinë e Elbasanit për shoqërimin e një shtetasi, për prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, duke lëvizur me shpejtësi në qendër të banuar.

Përmes një postimi në Facebook, Balla falenderon qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm.

Balla shkruan se fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim nga forcat e Policisë së Shtetit.
“Dua të falenderoj qytetarët që denoncojnë rastet e prishjes së qetësisë publike dhe të shkeljes të rregullave të qarkullimit nga persona të papërgjegjshëm. Fenomeni i rëndomtë i ecjes me shpejtësi në zona të banuara do të marrë gjithmonë ndëshkim nga forcat e Policisë së Shtetit”, shkruan Balla.

Policia e Elbasanit pas marrjs së një ankese nga qytetarët, ankesë e shoqëruar edhe me video, në të cilën shfaqet një automjet që qarkullonte me shpejtësi në bulevardin “Qemal Stafa”, ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë të automjetit sëbashku me drejtuesin shtetasin K. D.

Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. D., 25 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u vendos masa administrative me vlerë 40.000 Lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor. Automjeti u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EVENTI I VEÇANTË/ Rama publikon pamjet nga Maratona e bebushave në Pogradec
Previous article QËLLUAN ME ARMË ZJARRI NË ELBASAN/ Arrestohen dy të rinj të shpallur në kërkim

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT