• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ISHTE KONFISKUAR/ Autoritetet në Bjellorusi i nxjerrin në ankand banesën lideres së opozitës
Home
Nderkombetare

ISHTE KONFISKUAR/ Autoritetet në Bjellorusi i nxjerrin në ankand banesën lideres së opozitës

27 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Autoritetet në Minsk e kanë shitur një banesë, e cila i takonte lideres së opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya dhe bashkëshortit të saj, blogerit të burgosur dhe ish-kandidatit për president, Syarhey Tsikhanouski. Banesa 66 metra katror në kryeqytetin e Bjellorusisë iu shit për 80.740 dollarë një fituesi të paspecifikuar në një ankand më 26 korrik. Banesa, e cila ishte konfiskuar zyrtarisht nga shteti në shtator, u shit pasi dy ankandet e kaluara ishin anuluar.

Tsikhanouski u dënua me 18 vjet burgim në vitin 2021, bashkë me disa burra të tjerë – gazetarin e Radios Evropa e Lirë Ihar Losik, ish-kandidatin për president Mikalay Statkevich dhe aktivistët opozitarë Uladzimer Tsyhanovich, Artsyom Sakau dhe Dzmitry Papou – të cilët morën dënime të gjata me burg, po ashtu. Akuzat kundër tyre përfshinin shkaktimin e trazirave masive, nxitjen e urrejtjes, pengimin e aktiviteteve të Komisionit Qendror Zgjedhor, dhe organizimin e aktiviteteve që prishin rendin shoqëror. Të pandehurit dhe përkrahësit e tyre i mohuan këto akuza, duke i cilësuar si me motive politike.

Në shkurt, një gjykatë e dënoi edhe me 18 muaj shtesë burgim Tsikhanouskin, pasi e shpalli fajtor “për shkeljen e rregullave të brendshme të burgut”. Si një blogeri i njohur, Tsikhanouski e shpalli kandidaturën për president në vitin 2020, duke e sfiduar politikanin e fuqishëm bjellorus Alyaksandr Lukashenka, i cili po garonte për t’u rizgjedhur. Tsikhanouski ishte diskualifikuar dhe arrestuar para votimit. Pas arrestimit të Tsikhanouskit, bashkëshortja e tij e shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale, duke e mobilizuar opozitën. Fitorja e thellë e Lukashenkas nuk është njohur nga opozita dhe vendet perëndimore, të cilat thonë se ai e kishte montuar rezultatin në favor të vetin. Ata besojnë se fituesja e drejtë e zgjedhjeve ishte Tsikhanouskaya.

Pretendimi i Lukashenkas për fitore u përcoll me një valë protestash, gjatë të cilave dhjetëra mijëra njerëz ishin arrestuar dhe disa të tjerë ishin vrarë. Mediat e pavarura, organizatat për të drejtat e njeriut dhe grupet opozitare, janë sulmuar po ashtu. Tsikhanouskaya është duke jetuar në Lituani qëkur u largua nga Bjellorusia, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e vet dhe dy fëmijëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZOHET HELIKOPTERI NË SIBERI/ Raportohet për 6 të vdekur dhe 7 të plagosur
Previous article KUJDES! Mos i konsumoni këto ushqime kur merrni ilaçe, mund të ndikojnë në mjekimin tuaj

s.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT