• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEMPERATURAT E LARTA/ SHBA përgatit masat e reja për të ndihmuar në luftën kundër motit ekstrem
Home
Nderkombetare

TEMPERATURAT E LARTA/ SHBA përgatit masat e reja për të ndihmuar në luftën kundër motit ekstrem

27 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Përderisa miliona amerikanë po përballen me nxehtësi të madhe në të gjithë pjesën jugperëndimore të SHBA-së, presidenti Joe Biden planifikon të shpallë hapa të rinj për t’i mbrojtur punëtorët, për t’i përmirësuar shërbimet e parashikimit të motit dhe për ta bërë ujin e pijshëm më të qasshëm, tha Shtëpia e Bardhë më 27 korrik.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e përshkroi valën e të nxehtit si “një kohë të vështirë” dhe tha se Biden po e trajtonte ndryshimin e klimës me “urgjencën e nevojshme”.

Presidenti demokrat ka nxitur Departamentin amerikan të Punës t’i shtojë inspektimet e vendeve të punës potencialisht të rrezikshme, si fermat dhe kantieret e ndërtimit. Ai gjithashtu kërkoi inspektime më të shpeshta në vendet e puës për të verifikuar nëse po respektoheshin masat e sigurisë së nxehtësisë.

Si pjesë e nismës, departamenti amerikan do t’i njoftojë punëdhënësit dhe punonjësit për mënyrat se si të qëndrojnë të mbrojtur nga nxehtësia ekstreme, që ka vrarë 436 punëtorë që nga viti 2011, sipas statistikave federale. Administrata e Bidenit planifikon të shpenzojë shtatë milionë dollarë për të zhvilluar parashikime më të detajuara të motit në mënyrë që të parashikohet moti ektrem, si dhe 152 milionë dollarë për ta përmirësuar infrastrukturën e ujit të pijshëm në Kaliforni, Kolorado dhe Uashington.

Udhëheqësit e Feniksit dhe San Antonios, dy qytete që kanë vuajtur nga valët e të nxehtit, pritet të marrin pjesë virtualisht në eventin e Shtëpisë së Bardhë.

Në Feniks, që 27 ditë rresht janë tejkaluar temperaturat prej 43 gradë Celsius. Në zonën Maricopa, ku ndodhet qyteti, raportoi së fundmi se ishin regjistruar 18 vdekje të lidhura me nxehtësinë midis 11 prillit dhe 15 korrikut. 69 vdekje të tjera janë ende duke u hetuar. Në këtë zonë ishin raportuar 425 vdekje të lidhura me nxehtësinë gjatë vitit të kaluar. Ndërkohë, në San Antonio pati të paktën 15 ditë rresht me temperatura mbi 38 gradë Celsius. Të paktën 13 vdekje në Teksas janë fajësuar për të nxehtin ekstrem.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI KURRË S'E PREKU BOTËN..."/ Historia TRAGJIKE e djalit që jetoi brenda një flluske: Vdiq kur motra i dhuroi...
Previous article MOMENTI EPIK/ Me qerpikë fals dhe make-up, Kiara “turpëron” Luizin, mos i humbni pamjet

s.autor

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT