• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NATO RRIT MBIKQYRJEN NË DETIN E ZI/ Kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja e grurit
Home
Nderkombetare

NATO RRIT MBIKQYRJEN NË DETIN E ZI/ Kritikon Rusinë për daljen nga marrëveshja e grurit

26 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

NATO njoftoi se ka marrë vendim që të rrisë mbikëqyrjen e rajonit të Detit të Zi, në përgjigje të tërheqjes së Rusisë nga një marrëveshje që siguronte transitin e sigurt të anijeve që transportonin grurë ukrainas.

Njoftimi pasoi një takim të Këshillit NATO-Ukrainë, i cili u krijua kohët e fundit për të lehtësuar koordinimin midis aleancës ushtarake perëndimore dhe Kievit.

“Aleatët dhe Ukraina dënuan me forcë vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të Detit të Zi dhe përpjekjet e saj të qëllimshme për të ndaluar eksportet bujqësore të Ukrainës nga të cilat varen qindra milionë njerëz në mbarë botën”, tha NATO në një deklaratë.

“NATO dhe aleatët po rrisin mbikëqyrjen në rajonin e Detit të Zi, duke përfshirë avionët e patrullimit detar dhe dronët”, thuhet në deklaratë. Marrëveshja që lehtësoi eksportin e sigurt të grurit të Ukrainës përmes Detit të Zi skadoi më 17 korrik, pasi Rusia vendosi të tërhiqej prej saj. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) shprehu shqetësime, duke thënë se kjo lëvizje do të kishte një ndikim negativ te kategoritë e varfra në mbarë botën.

Moska tregoi se mund ta rishqyrtojë marrëveshjen nëse përmbushen kërkesat e saj për përmirësimin e eksporteve të grurit dhe plehrave të saj.

Deklarata e NATO-s kritikoi një paralajmërim rus se pjesë të ujërave ndërkombëtare të Detit të Zi ishin përkohësisht të pasigurta për lundrim.

Si pjesë e atij paralajmërimi, Rusia deklaroi gjithashtu se çdo anije që udhëton në portet e Detit të Zi të Ukrainës do të konsiderohej si transportues i ngarkesave ushtarake për Ukrainën.

“Aleatët vunë në dukje se zona e re e paralajmërimit të Rusisë në Detin e Zi, brenda zonës ekskluzive ekonomike të Bullgarisë, ka krijuar rreziqe të reja për keq-llogaritje të gabuara dhe përshkallëzime, si dhe pengesa serioze për lirinë e lundrimit”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Bullgaria është anëtare e NATO-s. NATO tha gjithashtu se dënon sulmet e fundit ruse në Odesa, Mikolaiv dhe qytete të tjera portuale, duke përfshirë një sulm me dron në një objekt të magazinimit të grurit të Ukrainës në qytetin port të Danubit, Reni, pranë kufirit me Rumaninë që po ashtu është anëtare të NATO-s.

“Ne mbetemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të territorit aleat nga çdo agresion”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIMPTOMAT E INFEKSIONIT TË SYRIT/ Pesë shenja paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni kurrë
Previous article PASOJAT E PUSHTIMIT UKRAINAS/ Rusia dhe Bjellorusia nuk ftohen në Lojërat Olimpike të Parisit

s.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT