• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Dabulla: Skënderbeu e ka siguruar titullin, Tirana bën biznes me të huajt
Home
Futboll

Dabulla: Skënderbeu e ka siguruar titullin, Tirana bën biznes me të huajt

23 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Rezart Dabulla ka qenë një prej lojtarëve të brezit të artë që ka shijuar titujt e fundit të Tiranës në Shqipëri. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-mbrojtësi komenton merkaton e bardhebluve dhe ecurinë në Kategorinë e Parë.

Gjithashtu, jep edhe këshilla se çfarë duhet të ndryshojë Tirana për t’u rikthyer në vitet e saj të arta.

Tirana është fokusuar sërish te tregu afrikan i lojtarëve, në një kohë që dikur afronte futbollistët më të mirë të Shqipërisë. Si ju duket kjo strategji e klubit duke ditur që ka edhe shumë mundësi zgjedhjeje tek Akademia?

Unë gjithmonë nuk kam qenë “tifoz” i futbollistëve të huaj. OK, për 1 ose 2 lojtarë, pranohen, por edhe ata që të jenë cilësorë, por jo që të mbushet e gjithë skuadra me futbollistë të huaj.

Nuk jam me idenë që barrën kryesore të ekipit ta mbajnë të huajt. Por, duket se menaxheri dhe klubi kanë gjetur tregun afrikan si më të arsyeshëm. Ndoshta tregu i futbollistëve shqiptarë nuk i përmbush nevojat e tyre.

Mos harrojmë se një vit më parë, Tirana përfitoi të ardhura nga shitja e lojtarëve më ngjyrë që ishin cilësorë. Tiranës i ka dalë për mirë dhe vazhdon me këtë taktikë.

Por, unë kam idenë se një ekip që synon të fitojë trofe dhe të ketë sukses, bazën e grupit duhet ta ketë me lojtarë vendës. Gjatë karrierës sime, mendoj se kanë qenë të pakët ata futbollistë të huaj që e kanë merituar të veshin atë fanellë.

Si e vlerësoni ecurinë e Tiranës deri tani dhe mendoni se e ka siguruar që tani ngjitjen në Superiore duke parë diferencat që ka me rivalët?

Ecuria është shumë e mirë dhe këtë e tregojnë edhe statistikat. Është ekipi më i mirë në atë kategori me investimet më të mëdha dhe futbollistë cilësorë. Ka një buxhet shumë të madh për atë kategori. Por, mos harrojmë se nuk është synimi i klubit vetëm ngjitja në Superiore.

Objektivi i skuadrës është që të fitojë tituj në elitë dhe Kupa të Shqipërisë. Forca e Tiranës do të shihet në ndeshjet që do të ketë në Kupë me Vllazninë dhe më pas sezonin e ardhshëm, kur të jetë në Superiore.

Dabulla ne Tirana-Kamza 2-0

Çfarë duhet të ndryshojë Tirana që të rikthehet edhe një herë në vitet e arta, kur fitonte tituj radhazi dhe vendoste diktatin në futbollin shqiptar?

Është një analizë shumë e gjatë, ku ndërthuren shumë komponentë. Gjëja e parë që duhet të bërë, është që të rikthehet besimi. Dhe ai rikthehet duke fituar ndeshjet dhe kjo arrihet me lojtarë cilësorë. Dhe këta të fundit kanë munguar.

Në letër kanë qenë emra cilësorë, por në fushë kanë çaluar duke zhgënjyer klubin dhe tifozët njëkohësisht. Askush nuk e besonte se Tirana do të dilte nga kategoria në kampionatin e kaluar, pavarësisht afrimeve të shumta që bëri.

Mund të fajësohen që nga drejtuesit, arbitrat apo shumë faktorë, por e vërteta është që Tirana zbriti në Kategorinë e Parë dhe në fund të fundit, fajtorët kryesorë janë ata që luanin në fushë.

Në Superiore mendoni se Skënderbeu e ka siguruar titullin apo kanë shanse edhe të tjerat?

Për mua do të ishte çudi nëse Skënderbeu nuk e fiton titullin. Që nga paraqitjet në fushë, organizimin e klubit dhe çdo gjë që funksionon në perfeksion, them se korçarët nuk do ta diskutojnë këtë titull.

Për mua është e mbyllur duke parë edhe problemet që kanë ekipet e tjera rivale. Ndërsa, Partizani, Kukësi dhe Flamurtari do të luftojnë fort për Kupat e Europës.

Partizani dhe Kukësi e nisën me bujë sezonin duke afruar lojtarë dhe trajnerë të huaj. Por, koha tregoi se u gabuan me përzgjedhjen e tyre, të cilët tashmë janë larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD e kthen në "MODË"! Pas Xhelalit edhe Isai i Kavajës përdor sallën e Bashkisë për "mobilizim" para PROTESTE
Previous article (FOT) Aubameyang kapet "mat" duke bërë gati "valixhet", pritet nisja drejt Londrës

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos Futboll

BOTËRORI 2026/ Gjermania nuk kursehet, i shënon 7 gola debutuesve të Kurasaos

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që… Futboll

HISTORIKE/ Të gjithë lojtarët e lindur jashtë vendit, Maroku bëhet skuadra e parë në Botëror që…

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares Futboll

MILIONA EURO PËR MUÇIN/ Zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT