Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, i ka shtuar akoma më shumë spekulimet se do t’i bashkohet Arsenalit para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
Futbollisti nga Gaboni dëshiron të kalojë në Emirates, ndërsa shefi i Topçinjve, Ivan Gazidis, ka mbajtur takime me krerët e BVB-së gjatë këtyre ditëve.
Dortmundi kërkon përfshirjen e sulmuesit francez në marrëveshje për ta lejuar largimin e 28-vjeçarit.
Në ndërkohë, Aubameyang është fotografuar duke e ngarkuar veturën e tij me një numër paketash, pas largimit nga stërvitjet.
Te Arsenali, sulmuesi do ta gjejë ish-bashkëlojtarin e tij, Henrikh Mkhitaryan, i cili kaloi te Topcinjtë në kuadër të marrëveshjes për transferimin e Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi.



