• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI KTHESË TË PAPRITUR NË VENDIN TONË/ Pas temperaturave të larta priten rrebeshe dhe stuhi, Porja: Problem era e fortë…
Home
Sociale

MOTI KTHESË TË PAPRITUR NË VENDIN TONË/ Pas temperaturave të larta priten rrebeshe dhe stuhi, Porja: Problem era e fortë…

26 July, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje live me Skype në News24, foli për situatën meteorologjike në vend, ku tha se më në fund temperaturat do të pësojnë ulje.

Porja u shpreh se ditët e mbetura të korrikut dhe 10 ditëshi i parë i Gushtit parashikohet me temperatura më të ulëta, maksimalja jo më shumë se 35 gradë Celsius, teksa prezent do të jenë dhe reshjet e shiut kryesisht në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd.

Ajo çka mbetet shqetësuese sipas sinoptikanes janë erërat, ku pritet shpejtësia deri në 60 km në orë, kryesisht në Shkodër dhe Vlorë.

“Kjo masë e ftohtë që vjen nga veriu arriti të depërtonte këtë valë të nxehtë, të gjatë. Dje u shënua temperatura më e lartë në vend, 43.6 gradë në Elbasan. Janë temperatura të larta dhe do thoja se kjo valë ndryshe nga të tjerat, Elbasani dhe Berati kanë pasur temperatura prej më shumë se 10 ditësh, 40 gradë. Edhe në Gjirokastër u regjistruan temperatura të larta. Sot ndihet ky mot zagushi, për shkak të shtimit të lagështirës. Do ketë reshje shiu dhe rrebeshe, ku pritet të rrezikohet Tirana, Elbasani dhe Librazhdi. Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet nuk do jenë problematike. Ajo çka do jetë problematike është temperamenti i erës, sidomos në Shkodër dhe Vlorë. Kjo çon në përhapjen e vatrave të zjarrit, ku pritet të shkojë deri në 60 km në orë.

Lajmi i mirë është se deri në datat 7-8 gusht do jenë prezent temperatura deri në 35 gradë. Gushti futet në temperatura normale, por mund të kemi herë pas here vala të nxehtit. Gushti nuk do shënojë temperatura të larta siç ishte Korriku, vlen të theksohet se prezent do jenë dhe reshje shiu, megjithatë nuk parashikohet si situata në Itali”, u shpreh Porja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Shiste kokainë në Berat, arrestohet 34-vjeçari, procedohen edhe 4 persona të tjerë
Previous article SIGURIA NË PLAZH/ Nga Shëngjini në Kavajë, bllokohen 16 mjete lundrimi që shkelën rregullat

s.autor

Postime të ngjashme

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren Aktualitet

PEZULLOHET EFEKTIVI NË FIER/ Hita: Krijoi marrëdhënie të panevojshme me vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau gruan me armë zjarri në Shkodër, ky është 62-vjeçari që u vetëdorëzua në Polici

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta Aktualitet

KRIMI NË FAMILJE/ Reagon policia: Dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT