Gjykata e Apelit rrit me 5 vite burg dënimin për Agron Tanushin i cili në 2020 vrau ish kunatën Jetmira Hasani.
Ndërkohë Gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 23 vite burg.
Nëna e Jetmira Hasani ishte në gjykatë për të dëgjuar masën e dënimit për atë që i vranë të bijën. Thotë se nëse do të ishte vetë gjyqtarja do e dënonte me burg për jetë pasi gjëma që i ka bërë është e madhe.
“ Sot në Gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse por një ëngjëll” thotë nëna e moshuar e cila po rrit vetë vajzën e Jetmirës.
Jetmira Hasani u vra më 16 korrik 2020 në banesën e saj në Bathore të Tiranës. Krimi atëher u tha se ndodhi në sy të vajzës së saj 8-vjeçare.
Prek vitesh Jetmira kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila ishte vendosur më 15 korrik 2020. Pas krimit, Agron Tanushi u largua së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.


