• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDËRRUAN VESHJET E GJAKOSURA…/ Vrasja e shqiptarit në Itali, autorët kishin ende etiketat në rrobat e veshura
Home
Aktualitet
Kronikë

NDËRRUAN VESHJET E GJAKOSURA…/ Vrasja e shqiptarit në Itali, autorët kishin ende etiketat në rrobat e veshura

24 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat italiane vijojnë të publikojnë detaje nga arrestimi i dy shqiptarëve të dyshuar për vrasjen e 24-vjeçarit Albert Deda në Padova një ditë më parë dhe plagosjen e dy të tjerëve me thikë.

Dy të arrestuarit 19 dhe 24 vjeç duket se kishin planifikuar që të arratiseshin në Shqipëri. Ata u ndaluan nga policia në autostradë në afërsi të Villesse.

Sipas mediave italiane, 2 të rinjtë e dyshuar kishin ndërruar rrobat e grisura dhe të gjakosura dhe kishin veshur rroba të reja. Disa prej rrobave dhe sendeve të reja kishin ende etiketën e çmimit, çka për hetuesit tregon se ishin vjedhur në dyqane ose ishin blerë në nxitim e sipër.

Ndërkohë, jo shumë larg vendit të krimit, policia po kërkon për thikën apo thikat e përdorura, pasi autorët i hodhën ato në një lum aty pranë për të fshehur gjurmët. Këto armë ende nuk janë gjetur.

Ajo që dihet deri më tani është se mes grupit të shqiptarëve ka patur një përleshje me thika. Plagët i morën jetën Albert Dedës 24 vjeç dhe 2 shqiptarë të tjerë mbetën të plagosur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI DHE FOTO/ U kap në një ‘fermë kanabisi’, burg për të riun shqiptar në Britani: Më kërcënuam me…
Previous article DETAJET/ Kapen 5 tonë kokainë të fshehura brenda një ngarkese me banane në Spanjë, arrestohen 5 shqiptarë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT