Ka dy foto të reja shtesë për Kozma Janon dhe vendimin e Komisionit “Mezini” në 1996, që i ndalon kandidimin për shkak se është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Për secilën foto është shpjegimi në dokumentin bashkëngjitur.
· Lista për kandidatët KLGJ/KLP është e deligjitimuar, e pavlefshme dhe e bën procesin një farsë për kapjen politike të drejtësisë.
· Kozma Jano ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Telefoni”. Ka qenë Kryetar i Partisë Komuniste në Lushnjë, kandidat për PK në zgjedhjet 2011.
· Altin Hazizaj, subjekt i ligjit të dekriminalizimit, i dënuar dy herë me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e veprave penale.
· Sokol Lamaj nuk ka paguar rregullisht detyrimet tatimore dhe ka marrë gjobë për këtë shkelje. ONM thotë se nuk justifikon pasurinë.
· Ilir Panda, ONM konstaton se ka qenë i angazhuar politikisht në nivele shumë të larta në të kaluarën.
· Alfred Balla nuk është angazhuar 5 vitet e fundit në shoqërinë civile. ONM konstatoi se platforma e tij ishte plagjiaturë dhe rekomandoi të mos miratohet.
Kozma Jano spiun 1 dhe 2 provojnë së kandidati për anëtar KLP ka qene bashkëpunëtor I Sigurimit të Shtetit. Ne vetëdeklarimin per lidhje me ish sigurimn, ka deklaruar “jo”.
-Është rekrutuar kur ka punuar në Portin e Durrësit në vitin 1977 ga operativi Sefer Alikaj. Ka pasur qëllim agjenturën brenda policisë.
Është bashkëpunëtor (informator) i Sigurimit. Katela model 2 e tregon këtë. Foto Kozma Jano komisioni 1 dhe 2 eshte vendimi nr.13, datë 19.4.1996 (nr.10 i vendimit) nga komisioni “Mezini”, qe i ka ndaluar kandidimin në emër të subjektit politik Partia e Unitetit Kombëtar (vendimi bashkëlidhur).
Kozma Jano komunist fakton kandidimin ne 2011 per partine Komuniste ne Lushnjë.
Altin Hazizaj dekriminalizimi eshte dokumenti i Prokurorisw sw Pwrgjithshme, qw provon se kanddiati per KLGJ/KLP eshte denuar dy here per vepra penale.
1. Vërtetimi nga Drejtoria e Tatimeve se kandidati Sokol Lamaj rezulton me gjoba për mospagesën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetëspre 20 mijë lekë.
2. Deklarimi I ONM se Andi Muratej dhe Alfred Ballaj duhet të skualifikohehsin nga Parlamenti për mospërmbushjen e kritereve dhe mungesën e integritetit të lartë moral që duhet të ketë një anëtar I KLP. 3. Deklarimi I ONM që vë në dukje angazhimin shumë të lartë politik të Ilir Pandës.







