• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JANË BETUAR TË MË VRASIN”/ Tre ditë para vrasjes, Hida-miqve: Laerti më tha se s’do e ha Vitin e Ri
Home
Breaking News

“JANË BETUAR TË MË VRASIN”/ Tre ditë para vrasjes, Hida-miqve: Laerti më tha se s’do e ha Vitin e Ri

23 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Është shprehur Laerti, për mua se nuk do e ha Vitin e Ri..,më kanë dërguar haber, Laerti bashkë me Orgestin dhe Kaloshin…janë betuar se do më vrasin…”.

Këto janë fjalët që Besnik Hida, i ka thënë disa prej miqve të tij, disa ditë para se ai të ekzekutohej me 16 plumba në verandën e një lokali në qytetin e Lushnjës.

“Ora News” ka zbradhur dëshmitë e Fatos Latifit, Bruno Latifit dhe Ilirjan Xheliut, të cilët kanë treguar në policinë e Shtetit, bisedat e fundit që kanë pasur me viktimën Besnik Hida, para se ai të vritej.

Në rrëfimin që ka dhënë 10 ditë pas vrasjes së Hidës, ky i fundit tre ditë para se të vritej rezulton ti ketë treguar mikut të tij Fatos Latifi se: ”…është shprehur Larenti për mua se nuk do ta ha Vitin e Ri…”.

Fatos Latifi, e ka pyetut mikun e tij se nga i kishin ardhur këto të dhëna dhe Besniku i është shprehur se informacioni ka ardhur nga njerëzit tanë, duke mos i treguar se kush ishte personi që i kishte çuar këtë lajm.

Sipas Fatos Latifit, Besnik Hida ndihej shumë i shqetësuar dhe se ditën kur është vrarë, ai ka qënë nën shoqërinë e tij, në ambjentet e marketit. Të dy kanë pirë kafe dhe më pas Fatosi është larguar duke e lënë vetëm në kafene Besnikun, ndërsa vetë ka shkuar në varrezat e Lushnjës, ku ka varrin e djalit Zamir Latifi.

Sipas tij ka ardhur një automjet me ngjyrë gri, e cila ka ndaluar dhe prej saj kanë zbritur dy persona të maskuar, me veshje të zeza, me antiplumb, e ngjashme me uniformen e forcave special. Njëri prej tyre ishte i gjatë i dobët dhe tjetri nuk e di. Personi që ishte më i gjatë ka hipur nga shkallët e anës jugore që të çojnë te lokali i Maksimit, ndërsa personi tjetër ka qëndruar poshtë në rrugë.

Personi që ishte më i gjatë është afruar pranë Besnikut dhe ka qëlluar në drejtim të tij me armë automotike, duke e lënë të vrarë Besnikun dhe më pas të dy këta persona kanë shkuar te mjeti me ngjyre gri dhe ky automjet sipas thënieve të njerzeve mezi është ndezur pas disa sekondash.

Një tjetër dëshmitar në këtë dosje, Fatos Latifi i pyetur në 7 tetor 2019 ka sqaruar se Besnik Hida ishte daja i bashkëshortes së tij dhe me të ka pasur marrdhënie shumë të mira.

Në lidhje me vrasjen ai deklaron se dy ditë para se të vritesh është takuar me të në banesën e tij dhe Besniku i ka thënë:”…më kanë dërguar haber se do të më vrasi Laerti, bashkë me Orgestin dhe Kaloshin, janë betuar se do të më vrasin”.

Bruno e ka pyetur se kush ishin personat që i kishin dërguar këtë haber dhe ai nuk i ka treguar. Sipas tij, Hida ishte i çuditur se çfarë kishin këta persona me të pasi ai nuk u kishte bërë asgjë të keqe atyre.

Po kështu, Besniku i ka thënë se nuk do ta hante vitin e ri. Në lidhje me autorët e vrasjes së Besnik Hida, Bruno Latifi, ka dyshime të forta se autorët janë Laert Haxhiu, Orgest Bilblili dhe Anterio Kaloshi, të cilët janë edhe autorët e vrajes së kunatit të tij Zamir Latifi.

Një tjetër dëshmitar është dhe Ilirjan Xheliu,i cili ka pohuar se ditën e vrasjes së Besnik Hidës në 1 tetor 2019, ai së bashku me Fatos Latifin kishin shkuar në varrezat e Lushnjës.

Por rreth orës 8:20, Fatosin e kanë telefonuar dhe njoftuar për krisma armësh tek lagjia e “Morrit”. Pas pak, Fatosin e ka telefonuar shitësja e dyqanit dhe njoftuar se kishin qëlluar me armë dhe duhet të shkonte aty.

Kur kanë shkuar tek dyqani kanë parë policinë dhe mësuar se kishin vrarë Besin, i cili është kunati Fatos Latifit.

Sipas Ilirjan Xheliut, përpara një javë nga ngjarja ishte takuar në mëngjes me Besnikun dhe Fatosin, dhe në bisedë e sipër Bensiku deklaroi se: ”…i kishin thënë që Laert Haxhiu, ishte shprehur se i kishte ardhur rradha atij, Besit, kurse ky i fundit ishte përgjigjur: “…me mua çfarë kanë se unë si kam rënë në qafë njeriu…”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZONA E PYLLËZUAR E PESHTANIT PREJ TRE DITËSH NË FLAKË/ Helikopteri u vjen në ndihmë zjarrfikësve
Previous article KRIZA E EMIGRANTËVE/ Von der Leyen: Duhet të godasim trafikantët dhe të shkatërrojmë këtë model kriminal

s.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT