• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATËR VARRE NË NJË SHTËPI/ Dalin FOTOT, babai me dy djemtë e nipi u mbytën dje në liqenin e Banjës
Home
Breaking News

KATËR VARRE NË NJË SHTËPI/ Dalin FOTOT, babai me dy djemtë e nipi u mbytën dje në liqenin e Banjës

22 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Publikohen fotot e katër pjesëtarëve të familjes Zogu që u mbytën mbrëmë në liqenin e Banjës në Gramsh.

Babai me dy djemtë e tij dhe nipin u mbytën në liqenin e Banjës, teksa kishin shkuar atje për tu larë. Banorët e zonës ku ndodhi tragjedia kanë folur për mediet.

Ata janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë, teksa i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë në zonën përreth liqenit që të marrë masa për të parandaluar tragjedi të tjera.

Katër varre në një shtëpi/ Dalin FOTOT, babai me dy

Banorët e zonës ku ndodhi tragjedia kanë folur për mediet. Ata janë shprehur të tronditur nga ngjarja e rëndë, teksa i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë në zonën përreth liqenit që të marrë masa për të parandaluar tragjedi të tjera.

Ndërkohë shefi i zjarrfikëses në Gramsh, në një prononcim për mediat tha se të gjithë nuk kanë ditur not dhe se kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Ai tha se ky liqen nuk është për t’u larë për ata që nuk dinë not, për shkak se është i gjithi i thellë dhe ka gropa.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Babai me gjithë dy djemtë e vet kanë ardhur për t’u larë dhe kanë tërhequr njëri-tjetrin. Është mbytur i pari, ka vajtur për të ndihmuar i dyti. Të tre nuk kanë ditur not, dhe i katërti nuk ka ditur not dhe kanë mbytur njëri-tjetrin. Këtu fatkeqësisht ka pasur disa gropa që janë bërë në kohën e bërjes së HEC-it të Banjës dhe ato gropat janë të menjëhershme, këputen menjëherë. Dhe ata kur janë futur për t’u larë nuk e kanë ditur dhe kanë rënë direkt nëpër ato gropa dhe kështu kanë tërhequr njëri-tjetrin, kanë dashur ta ndihmojnë njëri-tjetrin…”

I pyetur nëse kishte tabela informuese për këto gropa në këtë liqen, kreu i zjarrfikëses tha: “Liqeni nuk është për tabela informuese, liqeni është i thellë i gjithë, dihet që nuk duhet të hyjnë njerëzit që nuk dinë not. Ata kanë hyrë… Faktikisht nuk lahen në liqen. Ne e patrullojmë, si shërbim zjarrfikës, edhe dje këtu kemi qenë, deri në darkë vonë se kemi një gomone që patrullojmë vazhdimisht, bëjmë edhe mësime treguese. Fatkeqësisht sot nuk erdhëm, qëlloi keq shumë keq, për ta dhe për familjet e tyre”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONET KOSOVË-SERBI/ Lajçak: Marrëveshja e Ohrit moment historik, por zgjedhjet në Veri ishin...
Previous article "ÇFARË TURPI"/ U tallën me muzikën e saj, Dafina Zeqiri i përgjigjet dy këngëtarëve të njohur: Mos u shqetëso për atë...

s.autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda Aktualitet

LËKUNDJE TOKE NË ELBASAN/ Tërmeti regjistrohet pranë qytetit. Ja sa ishte magnituda

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe... Aktualitet

POLICIA AKSION NË TIRANË DHE NË ZONAT PËRRETH/ Arrestohen dy persona, Sekuestrohen kokainë, armë dhe...

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT