• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TEKNOLOGJIA MUND TË KTHEHET NË RREZIK SERIOZ PËR NJERËZIMIN/ Regjisori James Cameron: Unë ju paralajmërova që në 1984
Home
Teknologji

TEKNOLOGJIA MUND TË KTHEHET NË RREZIK SERIOZ PËR NJERËZIMIN/ Regjisori James Cameron: Unë ju paralajmërova që në 1984

22 July, 2023 s.autor Teknologji

Shumë prej të ashtuquajturve ‘kumbarë’ të inteligjencës artificiale kanë lëshuar kohët e fundit deklarata se përparimet në teknologji mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin. Së fundmi regjisori James Cameron ka shprehur alarmin për këtë situatë.

James Cameron ka ndarë të njëjtin mendim me shumë prej ekspertëve të inteligjencës artificiale se avancimi i teknologjisë mund të kthehen në rrezik serioz për njerëzimin

“Mendoj se ne do të futemi në ekuivalentin e një gare armësh bërthamore me inteligjencën artificiale dhe nëse nuk e ndërtojmë atë, të tjerët me siguri do ta ndërtojnë, dhe në këtë mënyrë do të përshkallëzohet. Mund të imagjinoni një arenë ku lufton inteligjenca artificiale. E gjithë lufta bëhet me kompjutera me një shpejtësi që i lë njerëzit të paaftë për të ndërmjetësuar dhe pa asnjë mundësi për t’i kthyer gjërat siç ishin”, tha Cameron.

Për më tepër, shumë prej ashtuquajturve kumbarë të inteligjencës artificiale kanë lëshuar kohët e fundit paralajmërime për domosdoshmërinë e futjes brenda një kornize ligjore të kësaj teknologjie, përpara se ajo të kthehet në një kërcënim më të madh për njerëzimin.

Fituesi i çmimit Oscar dhe mjaft i vlerësuar nga kritika për filmat e tij “Titanic” dhe “Avatar”, ndër të tjerë, ka qenë edhe njëri prej skenaristëve të filmit aksion fantastiko-shkencor “Terminator”.

Nën interpretimin e Arnold Shcvarzenegger, filmi ishte një sukses botëror kur u lançua për herë të parë në 1984 dhe shumë prej atyre që e mbajnë mend mund ta kenë sjellë shpesh ndërmend 2-3 vitet e fundit, për shkak të pikëpyetjeve të mëdha që ka ngritur avancimi i shpejtë i teknologjisë robotike.

Cameron tha se është e rëndësishme të vlerësohet se kush po e zhvillon teknologjinë dhe nëse këta individë po e bëjnë atë gjë për përfitim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA EKSTREME/ Kjo fundjavë mund të jetë më e nxehta në 50 vitet e fundit
Previous article MARRËVESHJA/ 17 vrasësit e dënuar në Britani që do të sillen në Shqipëri, mes tyre killeri serial “Scarface”

s.autor

Postime të ngjashme

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit Teknologji

BËNI BLERJE ONLINE? Ja rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë Teknologji

ALARMI/ AI po zëvendëson punët që kryhen nga njerëzit, pse të rinjtë mund të paguajnë çmimin më të lartë

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë! Teknologji

PËRDORI PA LEJE TEKNOLOGJINË E NJË KOMPANIE TJETËR/ “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT