• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIZET NJË TJETËR KONFLIKT? Kryeministri i Armenisë: Shumë e mundshme një luftë e re me Azerbajxhanin
Home
Nderkombetare

NDIZET NJË TJETËR KONFLIKT? Kryeministri i Armenisë: Shumë e mundshme një luftë e re me Azerbajxhanin

22 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan, ka paralajmëruar të premten për rrezikun e një lufte të re me Azerbajxhanin, duke e akuzuar Bakun për “gjenocid” në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, të banuar me shumicë armene.

Bakuja dhe Jerevani kanë luftuar dy herë për këtë enklavë malore dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje për paqe konsiderohet perspektivë e largët.

Bisedimet e zhvilluara nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara, dhe më pas ndaras me ndihmën e Rusisë, kanë rezultuar me pak përparim.

“Për aq kohë sa të mos nënshkruhet ndonjë traktat dhe të mos ratifikohet nga parlamentet e të dyja shteteve, natyrisht, një luftë e re më Azerbajxhanin është shumë e mundshme”, ka thënë Pashinyan për agjencinë e lajmeve AFP.

Tensionet janë përshkallëzuar në fillim të muajit korrik, kur Azebajxhani e ka mbyllur përkohësisht korridorin Laçin, rrugën kryesore që e lidh Nagorno-Karabakun me Armeninë.

Mbyllja e korridorit i ka rritur shqetësimet për krizë humanitare në atë rajon, i cili me raste përballet me mungesë të ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve me rrymë.

“Ne nuk jemi duke folur për përgatitje të gjenocidit, por për një proces të vazhdueshëm të gjenocidit”, ka thënë Pashinyan, duke iu referuar krizës së Karabakut.

Sipas tij, forcat e Azerbajxhanit “e kanë krijuar një geto” në Karabak.

Rritja e angazhimit diplomatik të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Kaukaz, e ka zemëruar ndërmjetësues tradicional të tensioneve në këtë rajon, Rusinë.Çfarë është Nagorno Karabaku?

Nagorno Karabaku, i njohur si Artsak nga armenët, është një zonë malore pa dalje në det, në Kaukazin e Jugut.

Që nga rënia e Perandorisë ruse në vitin 1917, edhe Azerbajxhani, edhe Armenia thonë se kanë kontroll mbi të.

Territori njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por banorët e tij janë kryesisht armenë etnikë dhe kanë Qeverinë e tyre, e cila ka pasur vazhdimisht lidhje të ngushta me Qeverinë në Armeninë fqinje, por nuk është njohur zyrtarisht prej saj apo shteteve të tjera anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Armenët, të cilët janë të krishterë, pretendojnë se kanë një dominim të gjatë historik në këtë zonë, që daton disa shekuj para Krishtit./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TMERRSHME/ Nëna ofron 3 mijë dollarë për të vrarë djalin e saj 3-vjeç (FOTO)
Previous article PLAGOSI ME ARMË 30-VJEÇARIN NË SHIJAK/ Arrestohet Kledi Çyrbja

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT