• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE PËR ORIGJINËN E COVID-19/ SHBA ndërpret fondet për laboratorin kinez në Wuhan
Home
Nderkombetare

DEBATE PËR ORIGJINËN E COVID-19/ SHBA ndërpret fondet për laboratorin kinez në Wuhan

20 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar fondet federale për Institutin e Virologjisë në Wuhan të Kinës (WIV) pasi nuk ka paraqitur dokumentacionin në lidhje me shqetësimet mbi shkeljet e protokollit të biosigurisë, në këtë objekt që është përballur me pikëpyetje për vite me radhë mbi origjinën e pandemisë COVID-19.

Departamenti Amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) tha gjithashtu se synon të ndalojë institucionin kërkimor kinez të marrë pjesë më tej në programet e prokurimit dhe jo-prokurimit qeveritar.

Instituti i Wuhan-it nuk ka marrë fonde federale nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH), që nga korriku 2020, sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shëndetësisë të mërkurën.

Kjo masë u ndërmor të hënën pasi ky departament arriti në përfundimin se instituti kinez “nuk është në përputhje me rregulloret federale dhe nuk është aktualisht i përgjegjshëm”, sipas një dokumenti të kësaj agjencie.

Instituti nuk ka arritur të kontaktohet ende.

Origjina e pandemisë së koronavirusit ka qenë një çështje debati të ashpër në të gjithë botën që kur u shfaqën rastet e para në Wuhan në fund të vitit 2019.

Në qershor 2023, agjencitë e zbulimit amerikan nuk gjetën prova të drejtpërdrejta se pandemia COVID-19 buronte nga një incident në laboratorin e Wuhan-it.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha në shkurt se agjencia e tij kishte vlerësuar prej disa kohësh se pandemia me shumë gjasa e kishte origjinën “tek një incident i mundshëm laboratorik” në qytetin kinez të Wuhan-it. Kina tha se ky pretendim nuk ishte “aspak i besueshëm”./VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PA FLORIANIN ËSHTË JASHTËZAKONISHT E VËSHTIRË"/ Landi i “West Side Family” në një rrëfim si asnjëherë më parë
Previous article ATENTATI NË LEZHË/ Vëllai i viktimës merret në pyetje nga policia: Dëgjova krismat po nuk e dija se u vra vëllai im

s.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT