Pasditen e sotme në fshatin Balldren të Lezhës, u vra me armë zjarri shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj), 42 vjeç.
Viktima u qëllua nga një makinë në lëvizja, në momentin që po dilte nga marketi.
Pista kryesore kësaj ngjarje të rëndë është ajo e gjakmarrjes, pasi fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj prej gati 3 dekadash.
Kujtojmë që tre muaj më parë u ekzekutua në ambientet e biznesit të tij shtetasi Ardian Nikulaj.


