• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi nën ‘pushtetin’ e të nxehtit afrikan, sa shkojnë temperaturat sot
Home
Sociale

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi nën ‘pushtetin’ e të nxehtit afrikan, sa shkojnë temperaturat sot

19 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Territori shqiptar mbetet në ndikimin e valëve të nxehtit afrikan ku termometri do të ngjitet sërisht deri në 41 gradë C në zona të izoluara në Qarqet; Elbasan, Berat dhe Gjirokastër. Përsa i përket motit, do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e vona të pasdites ku priten kalime vranësirash të lehta në zonat Verilindore dhe Juglindore. Parashikohet që ky stabilitet i atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

ADVERTISING

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 41°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë në pjesën më të madhe të territorit. Por pas – mesdite dhe pasditja sjellin kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës. Përsa i përket, temperaturave të ajrit; termometri do të ngjitet deri në 37 gradë C në qytetet: Gjakovë dhe Prizren ndërsa parametri i erës, herë pas here do të jetë e fortë deri në 40 km/h.

Maqedonia e Veriut

Po ashtu, Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të thata dhe të nxehta që qarkullojnë nga veriu i Afrikës. Duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant por pasditja do të sjellë kalim të vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të MV. Më të theksuara në zonat veriore dhe verilindore të republikës së MV. Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë të larta deri në 39 gradë C. Ndërsa; parametri i Erës nuk paraqitet problematik.

Europa

Europa Veriore dhe ajo Lindore paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dendura të shiut; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare mbi këto rajone. Po ashtu; Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira konvektive dhe rrebeshe shiu herë pas here në formë shtrëngate ndërsa nën mbizotërimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë Afrikane do të vijojnë; Brigjet e Egjeut, Rajoni i Ballanit si edhe Italia ku priten temperatura shumë të larta mbi 40 gradë C

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET NGA AKSIDENTI TRAGJIK ME 5 SHQIPTARË NË GREQI/ Viktimat të moshave nga 16 deri 55 vjeç, ishin punëtorë sezonal
Previous article TË AKUZUAR PËR KORRUPSION/ Policia në Berat arreston dy punonjës të IKMT-së Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

DITA E 26-të E TUBIMIT/ Vijon marshimi në kryeqytet, protestuesit thirrje kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi t’i fusë një të paraburgosuri drogë, pezullohet nga detyra punonjësi i Policisë së Burgjeve në Durrës

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT