• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAZIRAT NË KONGRES MË 6 JANAR/ Trump: Pres të arrestohem
Home
Nderkombetare

TRAZIRAT NË KONGRES MË 6 JANAR/ Trump: Pres të arrestohem

18 July, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se pret të arrestohet nga autoritetet për trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan, dhe përpjekjet për t’i sfiduar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka thënë se është informuar nga prokurori special Jack Smith, në mbrëmjen e së dielës, se ai është në shënjestër të hetimeve.

ADVERTISING

Mes tjerash, Trump e ka përmendur se i është thënë të raportojë para një jurie të madhe “që pothuajse gjithmonë nënkupton arrestim apo padi”.

Smith nuk u është përgjigjur kërkesave të mediave për koment.

Nëse konfirmohet, ajo do të jetë padia e tretë për Trumpin lidhur me shkeljet e supozuara penale, përfshirë atyre edhe akuzat e ekipit të Smithit se ish-presidenti nuk i ka menaxhuar mirë dokumentet e klasifikuara.

Trump është akuzuar edhe në Nju Jork për falsifikim të dokumenteve biznesore më 2016, kur e ka bërë një pagesë për të blerë heshtjen e një ylli të pornografisë.

Smith është emëruar prokuror special pak pasi Trump ka konfirmuar se e synon edhe një mandat presidencial në SHBA.

Ekipi i Smithit ka kryer intervista me dhjetëra zyrtarë dhe këshilltarë të administratës Trump, përfshirë ish-nënpresidentin Mike Pence dhe avokatin e Trumpit, Rudy Giuliani.

Në trazirat e janarit të vitit 2021, mbështetësit e ish-presidentit, Donald Trump, e kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – të cilat i ka fituar presidenti aktual, Joe Biden – dhe kanë hyrë në ndërtesë të Kongresit. /REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRFSHIHET NGA FLAKËT NJË PUS NAFTE NË VLORË/ Forcat zjarrfikëse në vend, rrezik për përhapjen e zjarrit
Previous article AKSIDENTOI PËR VDEKJE 22-VJEÇAREN NË DURRËS/ Apeli çon në burg Indrit Ukën! Prindërit: S'e kemi falur autorin, të zhgënjyer...

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana Botë

MOTI I KEQ NË ITALI/ Anulohen fluturime në Malpensa, stuhi të fuqishme në veri dhe në Toskana

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT